Connect with Us

Banorët e Unazës së re përplasen me policinë/ Këtu do jetë fundi i Ramës

Aktualitet

Banorët e Unazës së re përplasen me policinë/ Këtu do jetë fundi i Ramës

Publikuar

-

Banorët e zonës së “Astirit”, banesat e të cilëve pritet të shemben në kuadër të ndërtimit të Unazës së Re, janë future sot në ditën e 24 të protestës.

Banorët vijojnë kundërshtimin e heqjes së shtyllave të ndriçimit nga policia bashkiake. Për disa momente situata mes banorëve policisë bashkiake është tensionuar. Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe deputetët e Partisë Demokratike.

LEXO EDHE:  Rama takon Flenckenstein/ Integrimi në BE, qëllim i përbashkët

Banorët e Unazës së Re pas momenteve të tensionit me policinë bashkiake janë shprehur se banesat e tyre do ti mbrojnë me gjak, ndërsa paralajmëruan kryeministrin ‘këtu është fundi i tij, të ndalet, pasi ne nuk tërhiqemi’ deklaruan ata.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

2 Comments

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Greqia hap kufijtë me Shqipërinë/ Ja çfarë dokumentesh duhet të keni me vete

Publikuar

-

Nga

Greqia hap kufijtë me Shqipërinë/ Ja çfarë dokumentesh duhet të keni me vete

Nga sot, Greqia hap kufijtë me Shqipërinë  ku do të lejohen që të kalojnë kufirin të gjitha kategoritë e udhëtarëve për qëllime familjare dhe turistike.

MEPJ njofton se të gjithë udhëtarët se duhet të kenë me vete në kufi certifikatë vaksinimi, test PCR ose certifikat të diagnozës pozitive e vlefshme për dy deri në nëntë muaj.

Ministria e Jashtme shton se deri më datë 28 qeshor, mbeten në fuqi kuotat prej 1500 personave në ditë në Kakavijë, 250 në Qafë Botë dhe 400 në Kapshticë dhe më vonë pritet liberalizimi total i lëvizjes.

Udhëtarët do të duhet të kenë me vete:

Udhëtarët do të duhet të kenë me vete:

a) Formularin Formulari Passenger Locator Form (PLF)

b) Certifikate vaksinimi, test PCR ose Rapid

c) Certifikate se diagnozës pozitive e vlefshme për dy deri në nëntë muaj.

Fëmijët mbi 12 vjeç do të ketë të njëjtat kritere hyrëse si të rriturit.

Pavarësisht kësaj, në pikat kufitare do të vijojnë të kryhen teste të rastësishme nga autoritetet përkatëse.

Deri më datë 28 qeshor, mbeten në fuqi kuotat prej 1500 personave në ditë në Kakavijë, 250 në Qafë Botë dhe 400 në Kapshticë dhe më vonë pritet liberalizimi total i lëvizjes.

* Plotësimi i PLF është detyrueshem për të gjithë nga të gjitha pikat kufitare, tokësore ose ajrore.

LEXO EDHE:  Ish-ministri Dritan Demiraj: Policia e politizuar rrezikon seriozisht zgjedhjet e ardhshme

LEXO EDHE:  “Rilindja në ditë të hallit”/ Patozi sfidon Ramën

Sipas Ministrisë plotësiimi i këtij formulari është i domosdoshëm në rast udhëtimi drejt Greqisë. Në rast se formulari nuk plotësohet online do të thotë që është arritur kuota ditore e ju duhet të zgjidhni një ditë tjetër për të udhëtuar drejt Greqisë.

Formulari PLF

Të gjithë udhëtarët duhet të plotësojnë PLF-në e tyre deri një ditë para hyrjes në Greqi, duke siguruar informacion të detajuar mbi pikën e tyre të nisjes, kohëzgjatjen e qëndrimit të mëparshëm në vendet e tjera dhe adresën e qëndrimit të tyre gjatë qëndrimit në Greqi. Në rast të qëndrimit të shumëfishtë, atyre u kërkohet të japin adresën së paku për 24 orët e para. Një PLF duhet të paraqitet për familje. Udhëtarët do të marrin një email konfirmimi pas dorëzimit të PLF.

Udhëtarët do të marrin PLF me kodin e tyre unik të Përgjigjes së Shpejtë (QR) në ditën e mbërritjes së tyre të planifikuar në Greqi dhe do të njoftohen përmes postës elektronike (kodi QR do të sigurohet në një lidhje në emailin e konfirmimit).

Udhëtarët që hipin ose hipin në ditën e mëparshme të mbërritjes do të lejohen ta bëjnë këtë pasi të tregojnë emailin e konfirmimit, pasi ata do të marrin kodin e tyre QR gjatë fluturimit ose udhëtimit të tyre.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

U arrestua për korrupsion/ Kush është prokurori që “uzurpoi” institucionet, zbardhet pasuria

Publikuar

-

Nga

U arrestua për korrupsion/ Kush është prokurori që “uzurpoi” institucionet, zbardhet pasuria

Pas kërkesës së SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.40 datë 17.06.2021 ka caktuar masën e sigurimit arrest në burg për shtetasin Sali Hasa, prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”. ( Lexo këtu)

Por, kush është Sali Hasa

Sali Hasa prej vitesh punonte në Prokurorinë e Sarandës, ndërsa me 15 Prill 2019, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, e komandoi në krye të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë.

                                                      Prokurori Sali Hasa

Hasa, mori drejtimin e prokurorisë pas shkarkimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, të Edison Ademit.

Dy vite më parë, CNA.al ka bërë një vëzhgim si në aspektin profesional ashtu dhe në atë të pasurisë të prokurorit Hasa, ku rezulton se ka disa detaje që ngrejnë dyshime.

Kështu, në vitin 2015 në media është raportuar se prokurori Sali Hasa është gjetur me shkelje dhe Këshilli i Prokurorëve i cili i ka dhënë një paralajmërim, se nëse do të kenë shkelje të tjera, atëherë rrezikon të shkarkohet.

Ndërsa në vitin 2018, Prokurori Sali Hasa është bërë objekt i emisionit “Fiks Fare”. Ai është akuzuar nga qytetari Lulzim Sino për zvarritje dhe njëanshmëri në hetimet e kryera për falsifikim dokumentacioni dhe përvetësim prone nëpërmjet mirëbesimit.

Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë dhe e Apelit Gjirokastër e kishte rrëzuar dy herë prokurorinë, pasi sipas tyre hetimet nuk ishin bërë siç duhej. Ndërkohë, përgjatë viteve nga 2016 e deri më 2018 kur është bërë denoncimi publik, kanë humbur jo vetëm gjurmët, por edhe provat dyshohen të kenë shkuar për skrap.

LEXO EDHE:  Të shtëna me armë zjarri në Mamurras/ Dyshimet e para

LEXO EDHE:  Ish-ministri Dritan Demiraj: Policia e politizuar rrezikon seriozisht zgjedhjet e ardhshme

Sa i përket pasurisë, CNA.al ka zbardhur të dhënat e publikuara nga Open Spending Albania, prej vitit 2004 deri në vitin 2016, ku rezulton se familjen e tij, prokurori e ka të punësuar në shtet. Për më tepër të gjithë i ka specialista nëpër institucione duke nisur nga gruaja, djali dhe vajza.

Gruaja, specialiste në OSSH, Sarandë, djali specialist, fillimisht në Shërbimin Kombëtar të Punësimit pas në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, ndërsa vajza fillimisht asisitente, kryetarit të AKEP, më pas specialiste në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë në KQZ, për të vijuar më tej, si specialiste në Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Ajo që bie gjatë deklarimit të pasurisë në vite, është edhe një dhuratë, që iu është dhënë fëmijëve të prokurorit.

Dy fëmijët Ledian dhe Ada Hasa, kanë përfituar një sipërfaqe prej 1 000 metër katror, në Porto-Palermo në Himarë, si dhuratë. Prokurori, nuk e ka deklaruar vlerën dhe personin që ka dhuruar këtë pasuri të patundshme.

Po ashtu një tjetër detaj që bie në syn ë deklaratat e pasurisë, është edhe një shtëpi banimi me sipërfaqe 153 metër katror që kushton 50 000 dollarë, të cilën e ka në Durrës, edhe pse veta Hasa jeton në Sarandë.

Në linkun më poshtë, pasuria ndër vite e prokurorit Sali Hasa, të cilit SPAK i vuri prangat./CNA.al

Patundshmëri dhuratë për fëmijët e prokurorit/ Sali Hasa “uzurpon” institucionet me familjarë

LEXO TE PLOTE

Kronika

Arrestimi i prokurorit/ FNSH dhe SPAK zbarkojnë në Sarandë, kontrolle në zyrë e banesë

Publikuar

-

Nga

Arrestimi i prokurorit/ FNSH dhe SPAK zbarkojnë në Sarandë, kontrolle në zyrë e banesë

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i prokurorit të Sarandës, Sali Hasa.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se oficerët e SPAK dhe FNSH po ushtrojnë kontrolle në zyrat e Prokurorisë së Sarandës, si dhe në banesa.

Ky i fundit është vënë në pranga pas një hetimi nga SPAK, ku ka rezultuar se prokurori ishte i përfshirë në një rast korrupsioni./CNA.al

LEXO TE PLOTE