“Ajo ka menduar vetëvrasjen…” – Miku më i mirë i Princeshë Diana-s rrëfen përballjen e saj me dashnoren e Princ Charlie-t – CNA
Connect with us

Aktualitet

“Ajo ka menduar vetëvrasjen…” – Miku më i mirë i Princeshë Diana-s rrëfen përballjen e saj me dashnoren e Princ Charlie-t

Publikuar

-

Në studion e “Domenica Live”, ditën e djeshme gjithë vëmendjen e ka marrë historia e jetës dhe vdekjes së Lady Diana.

Ishte miku i saj më i mirë, Derek Deanes, i cili ka rrëfyer ndër të tjera edhe detaje që lidhen me disa ditë para se princesha të ndërronte jetë gjatë një aksidenti me makinë në Paris.

Që nga momenti i aksidentit në 31 gusht 1997 dhe përgjatë gjithë këtyre viteve, versioni zyrtar i vdekjes së Dianës është debatuar shpesh.

Madje ditët e fundit, ish-mbreti i paparacëve, Darryn Lyons tha se versioni i aksidentit në Paris “nuk është domosdoshmërisht i vërtetë”.

Miku i Princeshës së popullit, Deane, i tha moderatores Barbara D’Urso se kur Diana zbuloi se Princi Çarli e tradhtonte me Camilla-n, ajo kishte menduar vetëvrasjen.

“Diana e kuptoi se Çarli ishte i dashuruar me Camilla-n, që kur ata të dy po martoheshin.”- shprehet ai.

Sipas dëshmisë së tij, ajo gjithashtu u përball me Camilla-n dhe i tha asaj ta linte të qetë bashkëshortin e saj.

LEXO EDHE:  Ky është seriali,që po rrit numrin e tentativave të vetëvrasjes tek të rinjtë

“Përgjigja e Camilla-s”, thotë Deane, ishte: “Ti do të bëhesh mbretëreshë, ti je nëna e fëmijëve të tij, ti je gruaja e tij. Çfarë do më shumë?”

“Princesha ra në depresion dhe vuante nga bulimia. Ne biseduam për një kohë të gjatë për këtë çështje dhe ajo më tha se kishte ardhur në pikën që po mendonte të kryente vetëvrasje “- tregon ai.

“Vetëm dashuria dhe përkushtimi për fëmijët e ndaloi. Ajo jetoi për fëmijët e saj, ato ishin gjëja më e rëndësishme në jetë.

Ai gjithashtu tregoi se pas divorcit Diana ndihej më e fortë.

“Kur ajo u divorcua ndihej më e fortë, donte të jetonte jetën e saj. U takua me një kirurg pakistanez me të cilin qëndroi 2 vite e lidhur dhe ajo ishte periudha kur Diana ra me të vërtetë në dashuri.”

Aktualitet

Këshilltari i djathtë jep dorëheqjen nga kandidimi/ Kjo nuk është më PD-ja

Publikuar

-

By

Anëtari i PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Fabian Topollaj, ka dalë sot hapur kundër kreut të PD, Lulzim Basha.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Topollaj shkruan se ajo që drejton sot Lulzim Basha, nuk mund të quhet më PD dhe se ai nuk mund të jetë më pjesë e kësaj partie.

Ndërkohë, në një prononcim për CNA.al, Topollaj ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e garës për Këshillin Kombëtar të partisë së Lulzim Bashës.

“Je qe je, me mire ndrysho dhe emrin e partise, sepse kjo s’mund te quhet me Partia Demokratike e Shqiperise.
Lulzim Basha me ka propozuar per te qene perseri anetar i Keshillit Kombetare te Partise Demokratike. Zakonisht ne keto raste thuhet faleminderit, si kur e pranon kandidimin si kur nuk deshiron te vazhdosh garen. Por ne kete rast eshte ndryshe dhe personalisht e kam krejt te pamundur ta falenderoj Lulin. Kjo sepse Lulzim Basha pasi ka rrembyer pa gare dhe me manipulime flagrante kreun e partise, ka zeruar kontributet e te gjithe anetareve ne vite te PD, te cilet kane qene dhe aksioneret kryesor te saj, duke e kthyer partine qe i dha jete pluralizmit ne vend ne nje formacion personal qe sot ka kryetar por fatkeqsisht nuk ka me anetare dhe kontributore qe i japin jete formacioneve politike. Kjo do te qe njesoj sikur nje prej aksionereve te nje kompanie private te vidhte me letra fallco aksionet e te gjthe bashkepronareve te tjere dhe pastaj ti propozonte atyre pozicionin e rojes se ndermarrjes per te ruajtur kompanine e tij te grabitur.”-shkruan Topollaj në një postim në rrjetet sociale./ CNA.al

Skandali me listat e Bashës/ Paralajmërohen tërheqje

Zëdhënësja e Berishës kundër Bashës

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Zëdhënësja e Berishës kundër Bashës

Publikuar

-

By

Erla Mëhilli, zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, ka vendosur të mos jetë pjesë e listës së Lulzim Bashës, në garën për Këshillin Kombëtar të partisë Demokratike.

Erla Mëhlli, një personazh shumë publik dhe shumë aktiv, prej 10 vitesh në krah të Sali Berishës, me aktin e saj të dorëheqjes nga kandidimi duke të ketë një qëndrim të qartë se është kundër Lulzim Bashës, kundër garave të tij false, kundër proçeseve të tij shkatërruese dhe shpartalluese, kundër Republikës së re, familjes që drejton PD-në.

Erla Mëhilli me dorëheqjen e saj, me pak fjali përpiqet të jetë e qetë, por thekson se kishte njoftuar më parë refuzimin e saj për të qënë pjesë e garës, por sërish emri i kishte dalë në listë.

Me sa duket, Lulzim Basha ka kërkuar që nëpërmjet një mashtrimi ta kalojë edhe me Erla Mëhillin, por duket se sharra i ka ngecur në gozhdë, dhe Erla Mëhilli ka dalë sot me një qëndrim publik.

LEXO EDHE:  Ky është seriali,që po rrit numrin e tentativave të vetëvrasjes tek të rinjtë

“Te nderuar miq,

Per arsyet e mia personale kisha vendosur te mos kandidoja me per ne KK te PD, pas dy mandateve radhazi e zgjedhur ne kete forum. Per kete vendim timin njoftova dje me shume korrektese edhe strukturat drejtuese te Partise Demokratike.

Por sot e pashe emrin tim ne liste dhe ndjehem e detyruar qe te sqaroj miqte e mi dhe sigurisht edhe delegatet qe une nuk do te jem pjese e kesaj gare.

Duke i falenderuar te gjithe per mirekuptimin, i uroj suksese kandidateve te tjere!”-shkruan Erla Mëhilli në një postim në rrjetet sociale./ CNA.al

Skandali në listën e Bashës me kandidatët për Këshillin Kombëtar/ Zëdhënësja e Berishës braktis garën

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Vrasja në ish-bllok/ Gjykata jep vendimin për mikun e Ervin Matës

Publikuar

-

By

“Detyrim paraqitje” është masa e sigurisë që Gjykata e Tiranës ka dhënë sot për Fabiol Alushin, lidhur me ngjarjen e rëndë të 8 tetorit në zonën e ish-Bllokut.

Mësohet se Prokuroria kërkoi masën e arrestit me burg me afat 30 ditor për Allushin, por ky i fundit ka mohuar të ketë qenë i përfshirë në vrasjen e Fabian Gaxhës dhe plagosjen e dy të tjerëve pasi u arrestua dy ditë më parë.

Ai u mor në pyetje pasi u vetëdorëzua në polici pasditen e së mërkurës, ku shpjegoi se nuk kishte patur më parë konflikt me grupin e Ervis Martinajt.

LEXO EDHE:  Ky është seriali,që po rrit numrin e tentativave të vetëvrasjes tek të rinjtë

42-vjeçari njihet si mik me Ervin Matën, dhe Mevjol Bilon, komandoja që dyshohet se qëlloi në drejtim të grupit të Martinajt. Mata e Bilo vazhdojnë të jenë ende në kërkim.

Mbi 42-vjeçarin rëndojnë akuzat e vrasjes në rrethana cilësuese, armë mbajtjes pa leje, vrasjes së kryer në bashkëpunim dhe vrasje e mbetur në tentativë.

Personi i fundit që është shpallur në kërkim si i përfshirë në ngjarjen e 4 Tetorit është Eldi Dizdari. Ai dyshohet se ka qenë pikënisje e debatit me Ervin Matën, jashtë ambienteve të lokalit.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet22:32 - 14 Dhjetor, 2018

Rekord historik/ Vepra e Prustit shitet për 1,51 milionë euro

Vepra origjinale “Nga ana e Suanit” e shkrimtarit Marsel u shit sot për 1,51 milionë euro. Kjo kopje e rrallë,...

Aktualitet17:59 - 14 Dhjetor, 2018

Foto- Homazh për viktimat në Genova/ Flamuri shqiptar valvitet mbi urën e Morandit

Kanë kaluar katër muaj nga shembja e urës së Morandit në  Genova të Italisë. Gjatë ditës së sotme miq dhe...

Aktualitet10:23 - 14 Dhjetor, 2018

Kuvendi voton sot formimin e ushtrisë/ Forcat e KFOR-it austriak pozicionohen tek Ura e Ibrit

Forca të KFOR-it të cilat përkujdesen për sigurinë në Kosovë, janë stacionuar sot në Urën e Ibrit, në Mitrovicë. Sipas...

Aktualitet08:44 - 14 Dhjetor, 2018

Kuvendi i Kosovës voton sot formimin e Ushtrisë/ SHBA: Vendim historik

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, tha të enjten se votimi i nesërm i transformimit të Forcës së Sigurisë së...

Aktualitet20:00 - 13 Dhjetor, 2018

Arsimi i lartë/ Artan Fuga tregon masat që duhen marrë

Akademiku dhe Pedagogu i Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës, Artan Fuga, ka bërë disa sugjerime se çfarë nevojitet...

Aktualitet19:19 - 13 Dhjetor, 2018

Protesta në Shkodër/ Policia përplaset me qytetarët

Në protesta e zhvilluara pasditen e sotme, për taksat dhe çmimin e naftës në qytetin e Shkodrës ka pasur përplasje...

Aktualitet18:53 - 13 Dhjetor, 2018

Unaza e Madhe/ Bashkia njofton prishjen e një ndërtese tjetër

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë së Tiranës ka prishur ditën e sotme një tjetër godinë 3 katëshe në...

Aktualitet18:38 - 13 Dhjetor, 2018

Unaza e Re/ Banorët kërkojnë lirimin e Daniel Dobrajt

Banorët e zonës së Unazës së Re kanë protestuar sërish mbrëmjen e sotme për mbrojtjen e banesave të tyre nga...

Aktualitet16:28 - 13 Dhjetor, 2018

Kërcënojnë banorët e Bregut të Lumit/ Do hapim luftë civile

Banorët e zonës së Bregut të Lumit janë ngritur sërish pasditen e sotme në protestë për dëmshpërblimet nga ndërtimi i...

Aktualitet16:10 - 13 Dhjetor, 2018

Nxënësit e gjimnazeve hidhen nga kangjellat e shkollës për protestë

Nxënësit e gjimnazeve të Beratit kanë dalë sërish sot në protestë në rrugët e qytetit në për të përkrahur studentët....

Aktualitet15:31 - 13 Dhjetor, 2018

“Xhisiela”/ Prokuroria jep pretencën për Rexhep Rrajën

Prokuroria e Krujës ditën e sotme ka dhënë pretencën për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit të Partisë Socilaiste  Rrahman Rraja,...

Aktualitet14:38 - 13 Dhjetor, 2018

Senati i Arteve pro studentëve/ Zbulohen vendimet

Senati Akademik i Universitetit të Arteve të Bukura është shprehur pro protestës së studentëve,  duke marrë disa vendime në mbledhje....

Aktualitet13:51 - 13 Dhjetor, 2018

Përfundon seanca plenare/ Studentët zhvendosin protestën

Sapo ka mbaruar seanca plenare në Kuvend dhe studentët janë duke e spostuar protestën e tyre drejt Kryeministrisë. Që prej...

Aktualitet13:36 - 13 Dhjetor, 2018

Artisti “shpërthen” ndaj medias/ Rrini larg studentëve, po zbehni kauzën

Artisti Robert Aliaj i është bashkuar prapë sot protestës së studentëve, pavarësisht lajmeve se ndaj tij ka filluar një porcedim...

Aktualitet13:18 - 13 Dhjetor, 2018

Kërkoheshin nga Interpoli/ Arrestohen shqiptarët në Greqi

Dy shqiptarë të shpallur prej kohësh në kërkim janë arrestuar nga Interpol Tirana në Greqi. Nga policia bëhet me dije...

Aktualitet13:00 - 13 Dhjetor, 2018

Foto-Tym i zi te Ministria e Jashtme/ Çfarë po ndodh?

Shtëlluga të zeza tymi janë parë të dalin mesditën e sotme nga Ministria e Jashtme. Nga fotot shihet se në...

Aktualitet12:28 - 13 Dhjetor, 2018

Robert Aliaj nuk ndalet/ Sfidon policinë

Ndonëse ndaj artistit Robert Aliaj ka filluar një porcedim penal, ai është shfaqur sërish sot pranë protestës së studentëve ....

Aktualitet09:44 - 13 Dhjetor, 2018

Trenat përplasen kokë më kokë/ Humbin jetën 7 persona, dhjetëra të plagosur

Shtatë të vdekur dhe 46 të plagosur është bilanci i aksidentit të shkaktuar nga përplasja e dy trenave në kryeqytetin...

Aktualitet20:07 - 12 Dhjetor, 2018

Krijimi i KLGJ dhe KLP/ Reagon Ambasada Amerikane

Pas krijimit të Këshillit të Lartë Gjyqor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorëve, ka ardhur edhe reagimi Ambasadës Amerikane në...

Aktualitet19:52 - 12 Dhjetor, 2018

Foto/ Studentët ndezin zjarr, sfidojnë të ftohtin

Studentët që kanë mbi nëntë ditë duke prostuar po përgatiten për të kaluar natën para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit.Të...

Aktualitet18:46 - 12 Dhjetor, 2018

Gjermania ultimatum Kosovës/ Anullo ose pezulloni tarifën ndaj mallrave serbe

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas i ka vënë ultimatumin Kosovës për të anuluar tarifë 100%  ndaj  mallrave serb. Ka...

Aktualitet18:20 - 12 Dhjetor, 2018

Zgjedhjet e KLGJ-së/ Zbulohen tre antarët e parë

Janë zgjedhur tre nga gjashtë antarët e parë të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Emrat të cilët janë votuar nga gjyqtarët...

Aktualitet18:14 - 12 Dhjetor, 2018

Studentët nxjerrin foton/ Zbulohet kush e merr fondin e ekselencës

Gjatë protestës së sotme studentët kanë bërë publik një tjetër denoncim. Pas zbulimit të emrave të pedagogëve që marrin para...

Aktualitet18:05 - 12 Dhjetor, 2018

Protesta/ Studentët me batanije në rrugë

Studentët vazhdojnë të qëndrojnë përpara Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë, duke këmbëngulur në plotësimin e nëntë pikave të kërkesës së...

Aktualitet16:10 - 12 Dhjetor, 2018

Protesta e studentëve/ Senati i UT kundër Ramës

Pas plot  nëntë ditësh protestë nga ana e studentëve, ka ardhur edhe reagimi i Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës....

Aktualitet16:05 - 12 Dhjetor, 2018

Protesta / Tupja: Mashtron, Rama nuk është i gatshëm për dialog

Profesori Edmond Tupja ka qenë pasditen e sotme i ftuar në emisionin Top Talk në Top-channel, ku ka folur për...

Aktualitet15:41 - 12 Dhjetor, 2018

Protesta edhe në Bulqizë/ Minatorët paralajmërojnë grevë urie

Protestat e studentëve në Tiranë dhe në shumë qytetet të tjera të vendit kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve ditët...

Aktualitet15:21 - 12 Dhjetor, 2018

Foto/ Vijon qëndresa e studentëve

Studentët vazhdojnë protestën e tyre që prej orës 10:00 të mëngjesit. Ata kanë vendosur që të ndahen në dy vende...

Trending

Read previous post:
Protestë kundër qeverisë Rama/ Minatorët mblidhen para kryeministrisë

Një grup minatorësh kanë dalë sot në protestë para kryeministrisë dhe i kërkojnw kryeministrit Rama që të mbajë fjalën e...

Close