LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Taulant Mukës nuk i del inati/ Ish-zv.ministri akuzon Ramën

26 Nëntor 2018, 14:36, Aktualitet CNA
Taulant Mukës nuk i del inati/ Ish-zv.ministri akuzon Ramën

Pas dorëheqjes nga posti i zv.ministrit të Arsimit, akademiku Taulant Muka ka vënë në dyshim edhe rrugëtimin akademik të kryeministrit Edi Rama.

Më anë të një postimi në rrjetet sociale Muka ngre pyetjen se pse Rama hesht dhe nuk i kontrollon diplomat e ministrave, deputetëve dhe krerëve të bashkive, kur i emëron ata, por  në vend të këtij veprimi zgjedh të jetë ?armik? i vlerave dhe intelektualëve dhe ngre në detyrë ?kopjacët?.

?Heshtja e kryeministrit!

Pse ka frikë të reagojë kryeministri i vendit ndaj akuzave që unë kam bërë? Pse kryeministri i vendit nuk kontrollon diplomat (dhe CV-të) e ministrave, deputetëve dhe kryetarëve të bashkive kur i emëron (majtas dhe djathas), apo dhe të rektorëve dhe dekanëve etj? Përkundrazi, çdo intelektual Kryeministri e sheh si “armik”, i ul vlerat dhe dëshiron ta nënshtrojë, ndërsa “kopjacin intelektual” e sheh si mik dhe e ngre në detyrë??-shkruan Muka në postimin e tij.

Më tej akademiku kërkon qartësim të gradave të vetë  kryeministrit dhe pyet se pse Rama nuk i mohon të dhënat që ai mban gradën shkencore ?Doktor Shkencash?, një titull që sipas tij i është dhënë nga Akademia e Arteve në Tiranë.

?Po kryeministri i vendit, pse nuk e qartëson rrugëtimin e tij akademik? Pse nuk i mohon të dhënat që ai mban gradën shkencore “Doktor Shkencash”, një titull i dhënë nga Akademia e Arteve në Tiranë? Mos harrojmë se në jetëshkrimin e Kryeministrit në institucionet e huaja përmendet që ai mban titullin profesor. Kjo konfirmohet edhe nga fakti që Kryeministri në vitin 2003, ka qënë si profesor vizitues (“visiting professor”) në Universitetin “Massachusetts Boston” (https://scholarëorks.umb.edu/cgi/vieëcontent.cgi? ). Si rrjedhojë, Kryeministri duhet të mbajë dhe gradën “Doktor shkencash”. Pyetja që lind është: Përse Kryeministri nuk e qartëson këtë detaj të ?karrierës? së tij akademike? Dhe nëse mban titullin “Doktor Shkencash”?- vijon me pyetjet e tij Taulant Muka.

Në fund zv.ministri i dorëhequr pyet kryeministrin Edi Rama se pse diploma e tij nuk është bërë publike deri më tani, apo sipas Mukës është një punim plagjiaturë.

?pse kryeministri i vendit nuk e publikon “doktoraturën” e tij? Eshtë një punim plagjiaturë? Apo nuk ka diplomë fare? Eshtë kjo arsyeja pse kopjimin e një punimi kryeministri e konsideron një praktikë normale? Media dhe shoqëria shqiptare duhet ti shtrojë sot shumë pyetje kryeministrit!? mbyll postimin ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga