Connect with Us

Plagosi efektiven e ‘Shqiponjave’/ 18-vjeçari me dorë të fashuar në gjykatë

Aktualitet

Plagosi efektiven e ‘Shqiponjave’/ 18-vjeçari me dorë të fashuar në gjykatë

Publikuar

-

Daniel Drobaj është 18-vjeçari, që policia e ka ndaluar si personin përgjegjës për plagosjen e efektives së policisë Ina Nuka me kapsolla.

Që prej momentit të identifikimit nga kamerat si personi që hodhi kapsollën që solli dëmtimin e rëndë të efektives, u përfol se kolegët e saj kanë tentuar t’i thyejnë dy gishta në shenjë hakmarrjeje.

Gjatë seancën e sotme gjyqësore i riu u shfaq me dorë të fashuar, gjë që dëshmon se është dhunuar. Kurse, efektivja Ina Nuka ndodhet në Turqi, ku po kurohet./ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

SHBA, senatorët marrëveshje për projektligjin dypartiak për infrastrukturën

Publikuar

-

Nga

SHBA, senatorët marrëveshje për projektligjin dypartiak për infrastrukturën

Në Senatin e Shteteve të Bashkuara, negociatorët kanë arritur një marrëveshje për paketën ligjore prej 1.2 trilionë dollarësh për infrastrukturën. Senatori republikan Rob Portman u tha gazetarëve të mërkurën se është rënë dakort për komponentët kryesorë të projektligjit.

Pas muajsh të tërë bisedimesh, kjo mund të hapë tashmë rrugën që legjislacioni të vazhdojë procesin e shqyrtimit në Senat. Madje kreu i shumicës, Senatori Chuck Schumer, tha se një votim procedurial për këtë projektligj dypartiak mund të zhvillohet që të mërkurën.

“Senatorët vazhdojnë të arrijnë progres”, tha Senatori demokrat Schumer në një fjalim në sallën e Senatit.

Senatorja republikane Susan Collins, megjithatë, paralajmëroi se disa detaje ishin ende duke u finalizuar.

Një tjetër senatore republikane, Lisa Murkowski, u tha gazetarëve se, “Unë mendoj se ekziston një vullnet i konsiderueshëm nga të dy kahët politikë që duan të arrijnë tek një paketë për infrastrukturën”.

Ajo shtoi se senatorët do të informohen për propozimin që po negociohet “gjatë orëve të ardhshme”.

LEXO EDHE:  Atentat tek Unaza e Re/ I riu transportohet me urgjencë në spital

LEXO EDHE:  A do protestojë kundër gjykatës Tahiri, siç bëri Veliaj?

Votimi procedurial thjesht do të kufizonte debatin kur Senati të fillojë të marrë në konsideratë projekt-ligjin dypartiak për investime në infrastrukturë që mendohet të jetë në shumën e rreth 1.2 trilionë dollarëve.

Më 21 korrik, republikanët e bllokuan një veprim të tillë, duke u ankuar se projekt-ligji nuk ishte shkruar ende.

Demokratët shpresojnë të kalojnë këtë muaj, ose në fillim të muajit tjetër, projektligjin për të cilin do të jetë rënë dakord në negociatat dypartiake.

Kjo mund të ndihmojë në eliminimin e pengesave për demokratët, të cilët duan të fillojnë punën për një tjetër projektligj me një buxhet prej rreth 3.5 trilionë dollarësh, të cilin republikanët zotohen se do ta kundërshtojnë./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

Publikuar

-

Nga

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

Udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e Evropës, do të mund të hyjnë në Britani të Madhe pa iu nënshtruar masës së karantinës nga java e ardhshme, kanë thënë zyrtarët britanikë të mërkurën.

Qeveria britanike ka thënë se personat që kanë pranuar dy doza të vaksinës së miratuar nga Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe, apo nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve, do të mund të mund të bëjnë teste për koronavirus para dhe pas hyrjes në Britani, në vend të izolimit për 10 ditë.

LEXO EDHE:  Përmbyset autobusi/ Humbasin jetën disa persona

LEXO EDHE:  44-vjeçari kinez plagoset rëndë në minierën e Bulqizës

Qeveria e Skocisë, që vendos vetë për politikat shëndetësore, ka marrë vendimin e njëjtë.

Irlanda Veriore, që është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, nuk ka bërë të ditur ndonjë vendim të ngjashëm.

Aktualisht, vetëm personat që janë vaksinuar në Britani, mund të mos i nënshtrohen masës së karantinës.

Megjithatë, ekziston një përjashtim në vendim: Franca, të cilën Mbretëria e Bashkuar e konsideron me rrezik të lartë, për shkak të prezencës të variantit Beta.

Vizitorët nga Franca do të vazhdojnë të përballen me masë të karantinës./rel

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto/ Rama mbërrin në Shkup, shëtitje me Zaev e Vuçiç, qytetarët iu kërkojnë ‘selfie’

Publikuar

-

Nga

Foto/ Rama mbërrin në Shkup, shëtitje me Zaev e Vuçiç, qytetarët iu kërkojnë ‘selfie’

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Shkup, në kuadër të ‘Forumit Ekonomik’ që do të mbahet nesër.

Kreu i qeverisë është filmuar duke ecur rrugëve të Shkupit i shoqëruar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, si dhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Gjatë kësaj ecjeje ata janë ndalur disa herë nga qytetarët, të cilët i kanë takuar dhe kanë kërkuar madje të bëjnë dhe foto.

LEXO EDHE:  Plagoset një person/ Shoqërohen disa të dyshuar

LEXO EDHE:  Plagoset një person/ Shoqërohen disa të dyshuar

Nuk kanë munguar dhe përshëndetjet nga lokalet.

“Ta bëjmë një selfie?”– thonë ata dhe afrohen për të pozuar me politikanët./CNA.al

LEXO TE PLOTE