LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Pazarxhi dhe antishqiptar”/ Ish-ministri nxjerr zbuluar Ramën

26 Nëntor 2018, 14:09, Aktualitet CNA
“Pazarxhi dhe antishqiptar”/ Ish-ministri nxjerr zbuluar Ramën

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, aktualisht kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të bëra sot nga kryeministri Rama në Kosovë.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se Rama hiqet si patriot i madh, por sipas tij është vetëm pazarxhi dhe antishqiptar.

?Thone disa qe kryeministri po ben si nacionalist,ca te tjere thone po ben si serbomadh, ca tjere akoma se eshte i gatshem te ndahet Kosova copa copa , ca edhe me tjere sikur ju hapen brinjet per Kosoven. Jo mor jo s’eshte asnjera. Eshte vetem pazarxhi dhe ben pazarin e radhes.?-shkruan Vasili.

Më tej, deputeti Vasili shkruan se menyja e pazarit nuk ka rëndësi, por sipas tij Rama mbetet gjithmonë antishqiptar.

?Menuja e pazarit ne se eshte sorrosiste apo eshte nga lindja e erret s’ka asnje rendesi.

Eshte thjesht pazarxhi…..uh se harrova….dhe gjithmone eshte antishqiptar.?-përfundon postimin e tij Vasili./ CNA.al

Lajmet e fundit nga