LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngjela paralajmëron Ramën/ Bëj shumë kujdes

26 Nëntor 2018, 14:30, Aktualitet CNA
Ngjela paralajmëron Ramën/ Bëj shumë kujdes

Avokati Spartak Ngjela paralajmëron kryeministrin Rama se sipas tij duhet të bëjë shumë kujdes.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela i kujton Ramës edhe marrëveshjen me kreun e PD, Lulzim Basha, ndërsa shkruan se ?Po kryeministri aktual shqiptar? Ka ardhur koha që ky duhet të ketë shumë kujdes. Asgjë nuk mund të shtyhet më tej me aleancën e tij Basha, se është një kotësi naive e shtyrë nga frika. Në fakt, orvatja e Ramës për ta shtyrë me tej me zvarritje çështjen e Reformës, ka dështuar, sepse ajo ishte e dështuar që në fillim të saj.?

Më tej, Ngjela thekson se pushtetarët shqiptarë mendojnë se mund të mundin poltikën amerikane, por sipas tij kjo është e pamundur.

?Po, çfarë mendje shterpë kanë këta fakirë! Pse, vërtet mendojnë këta të mjerë se mund të mundin politikën amerikane në interesin e saj? Di gjë ky Rama, a e ka mundur ndokush deri më tani politikën amerikane?
Këto kohët e fundit, duket sikur ky Rama ka kthyer. Të shohim. (!)?-shkruan Ngjela në postimin e tij.

Më tej, Ngjela thekson se ?kryeministri aktual një gjë duhet të ketë të qartë: sot nuk ka asnjë forcë që të ndalojë rrjedhën historike të nisur për ngritjen reale të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Ky është njëherësh interes shqiptar, interes amerikan dhe interes gjerman.?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga