LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë/ Alarmohet Vuçiç

26 Nëntor 2018, 08:22, Aktualitet CNA
Mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë/ Alarmohet Vuçiç

Drejtuesit politik të Beogradit kanë reaguar në lidhje me mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është shprehur se kjo mbledhje është një hipokrizi për të gjithë shqiptarët, por edhe për të gjitha ata që e lejojnë që të ndodhë një gjë të tillë.

?Është kulmi i hipokrizisë, jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe për të gjithë ata që e lejojnë një gjë të tillë?, shprehet ai.

Tonet mes Kosovës dhe Serbisë janë acaruar ndjeshëm pas dështimit  të Kosovës për t?u bërë pjesë e Interpol si dhe vendosjes së tarifës për produktet serbe nga Kosova në masën 100 për qind.

Gjithashtu Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka theksuar faktin se ky takim mes të dyja vendeve ka për qëllim heqjen e barrierave tregtare mes tyre.

Lajmet e fundit nga