Connect with Us

Lamtumira e tartufit! Ja pse druhen studiuesit

Aktualitet

Lamtumira e tartufit! Ja pse druhen studiuesit

Publikuar

-

Tartufi është përfshirë në listën e atyre qe duhet tu themi lamtumirë për shkak të ndryshimeve klimatike dhe se ne jemi përgjegjës për ato. Kjo është ajo që hulumtuesit në Universitetin e Stirling thonë në studimin e tyre me titull “Një vlerësim i rrezikut të sektorit të tartufit të zi të Evropës nën parashikimin e ndryshimeve klimatike” botuar në revistën Science of the Total Environment.

Por si është e mundur?

Lamtumira e tartufit! Sipas shkencëtarëve, industria fitimprurëse e tartufit është e destinuar të zhduket brenda dy gjeneratave për shkak të ndryshimeve klimatike. Në të ardhmen e afërt do të duhet të jetojmë së bashku me një klimë më të ngrohtë dhe më të thatë, që do të çojë në rënien e tartufëve që mund të përshpejtohen edhe nga faktorë të tjerë, si valët e nxehtësisë, zjarret e pyjeve, dëmtuesit dhe sëmundjet.

Sa kohë mbetet

LEXO EDHE:  Studiuesit amerikanë testojnë një vaksinë për koronavirusin/ Vullnetare del nëna e dy fëmijëve

Duke marrë parasysh parashikimet klimatike, ngrohjen globale dhe thatësirën, shkencëtarët vlerësojnë se midis viteve 2071 dhe 2100 ne do të humbim mes 78- 100% të prodhimit të tartufit. “Por nëse marrim parasysh faktorë të tjerë, si valët e të nxehtit, zjarret në pyje, thatësirën, ​​demtuesit dhe sëmundjet, rënia e tartufit mund të përshpejtohet edhe më shumë,” shpjegojnë ekspertët.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Jozefina Topalli zbulon përplasjet në 2017-ën/ Pse e hoqi Basha nga listat

Publikuar

-

Nga

“Ndryshimi jo për të ndërruar karriget”/ Topalli mesazh Bashës: Le të bëjë një “sakrificë” të vogël, nëse do ndryshim

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka zbuluar përplasjet me kryetarin e Republikës së Re Lulzim Basha në vitin 2017.

Topalli tregoi se me Bashën ishin përplasur për hyrjen e zgjedhje që asokohe kreu i opozitës e kundërshtonte.



Ajo tha në emisionin “Hard Talk” se kishte kundërshtuar Bashën për këtë çështje. Topalli la të kuptohej se kjo ishte një ndër përplasjet që më pas u pasua nga heqja e emrit të saj nga listat e Partisë Demokratike, ndonëse ishte një nga figurat ikonnë të kësaj partie.

“Në 2017 kur Basha nuk pranonte të hynte në zgjedhje, unë nuk bija dakord me të. Kur mendoja se mund të isha sërish deputete, dhe nuk është se s’kam pasur dëshirë për të qenë, dua të jem e ndershme për një gjë të tillë, kam pasur një dilemë të madhe. Do shkoj unë të kërkoj votën e qytetarëve, po çfarë do iu them? Se nëse vitet e tjera shkoja, i dëgjoja, e merrja mesazhin, unë kisha besim që me lidershipin e kohës së mëparshme kur thoshte po, po; kur thoshte jo, jo! Dhe e dija, kishte pika reference, ndërsa në rastin pas 2013 nuk kishim më asnjë pikë reference. Ishte një dilemë e madhe sepse ndihesha sikur do i bëja keq njerëzve që më besonin mua sepse nuk e dija a do isha në gjendje të ktheja besimin. Unë nuk besoj, është çështje besimi”, theksoi Topalli./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Në kufijtë e skandalit”/ Gjekmarkaj zbulon çfarë fshihet pas shkarkimit të Besa Shahinit

Publikuar

-

Nga

“Në kufijtë e skandalit”/ Gjekmarkaj zbulon çfarë fshihet pas shkarkimit të Besa Shahinit

Analisti Agron Gjekmarkaj, e ka konsideruar një shkelje në kufijtë e skandalit , largimin e Besa Shahinit nga posti i Ministres së Arsimit ditën e parë të shkollës.

Në një lidhje telefonike  për ‘’News24’’   u shpreh se qeveria do ia faturojë asaj fajin e dështimit të menaxhimit të pandemisë në sistemin arsimor.

“Ndryshimi nuk ishte i papritur. Vetë Shahini e kishte paralajmëruar. Nuk do ishte në fushatë. Praktikisht duket që nga ajo ditë de- facto nuk do ishte më ministre. Zgjedhja që bën kryeministri është politike, për të ndikuar elektoralisht në Elbasan, një qark me mjaft deputetë. Droja ime, është që një zgjedhje e tillë mund të ndikojë në politizim të administratës zgedhore. S’duhet ta paragjykoj, por është në kufijtë e një skandali që ministrja largohet në ditën e parë të shkollës.



Ka një lloj kakofonie, rrëmuje si po menaxhohet arsimi në Shqipëri. Njerëzit kanë nevojë të shohin siguri, sa më shumë siguri, dhe presupozohet që dikush të marrë përgjegjësi për masat. Përgjegjëse është Besa Shahini që largohet dhe nuk mban përgjegjësi. Dështimet do ia hedhin asaj që u largua në Kosovë”, u shpreh ai.

LEXO EDHE:  Simptoma e re e Coronavirusit/ Mjekët bëjnë paralajmërimin: Ja nga çfarë duhet të keni kujdes

LEXO EDHE:  Ishte në prag të zbulimit të madh për Covid/ Ekzekutohet brutalisht studiuesi i koronavirusit

Më tej Gjekmarkaj thekson se emërimi i Evis Kushit është bërë nga Rama për të ndikuar në elektoratin e Elbasanit si dhe për të politizuar administratën arsimore në prag të zgjedhjeve të 2021./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zuri vendin e Besa Shahinit/ Kush është Evis Kushi, deputetja që do të drejtojë ministrinë e Arsimit

Publikuar

-

Nga

Zuri vendin e Besa Shahinit/ Kush është Evis Kushi, deputetja që do të drejtojë ministrinë e Arsimit

Prej disa ditësh CNA.al raportoi se kryeministri Edi Rama do të bënte ndryshime në qeveri dhe fill pas kësaj Besa Shahini tha se do të qëndronte deri në fund të mandatit.

Por sot, gjatë një videolive kryeministri Edi Rama lajmëroi largimin e Besa Shahinit nga posti i ministres së Arsimit dhe prezantoi zëvendësuesen e saj.

Evis Kushi është deputetja që do të drejtojë ministrinë e Arsimit. Kushi është nga Elbasani dhe ka kryer studimet e larta për Administrim Biznesi në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës.

Në vitet 2003-2008 ka studiuar në Staffordshire University, Angli, për Ekonomi Turizmi.

LEXO EDHE:  Studiuesit të vendosur: Ja cila është femra me trupin ideal

LEXO EDHE:  A jeni kuriozë të dini se sa do të zgjasë marrëdhënia juaj?/ 15 pyetjet që duhet t’iu përgjigjeni

Deputetja mban titujt “Profesor” dhe “Profesor i Asociuar”. Ajo ka qenë pedagoge dhe në vitet 2012-2013 ka qenë dekane e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Kushi është zgjedhur deputete e Partisë Socialiste në vitin 2013 dhe është anëtare në Komisionin për Ekonominë dhe Financat./ CNA.al

Besa Shahini “dëbohet” nga ministria e Arsimit/ Ja kush është deputetja që do e zëvendësojë



CNA.al paralajmëroi shkarkimin nga Rama/ Shahini justifikon largimin e turpshëm?

Lëvizja e papritur e Besa Shahinit/ Do largohem nga qeveria

Ekskluzive/ Ndryshimet në qeveri, një hap larg

Ndryshimet në qeveri/ Lista me emrat që pritet të lëvizin

LEXO TE PLOTE