LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këshilltari bashkiak jep alarmin/ Paralajmëron konflikt civil në Shqipëri 

26 Nëntor 2018, 12:12, Aktualitet CNA
Këshilltari bashkiak jep alarmin/ Paralajmëron konflikt civil në

Anëtari i djathtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Leonard Olli ka reaguar në lidhje me projektin e Unazës së re, ndërsa ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Olli shkruan se tragjedia sociale që këtë herë është zhvendosur në Astir, nuk është asgjë më shumë se vijimi i diktaturës së urisë me mjetet fundore: arrogancën shtetërore që përdor dhunën policore për të arritur qëllimet.

Sipas Ollit, fatkeqësisht dhuna e pushtetit nuk denjon të zbatojë ligjin, edhe pse fshihet pas përdorimit të këtij termi që ja ka hequr plotësisht kuptimin.

?Por fatkeqësisht dhuna e pushtetit nuk denjon të zbatojë ligjin, edhe pse fshihet pas përdorimit të këtij termi që ja ka hequr plotësisht kuptimin. Dhuna ndaj banorëve që kërkojnë të drejtën elementare kushtetuese të rrojnë si qenie njerëzore është dëshmi e thelbit qeverisës të rilidistëve-ramistë, të cilët prej vitesh po e aplikojnë këtë sistem në gjithë Shqipërinë, në emër të infrastrukturës.?-shkruan Olli në postimin e tij.

Më tej, këshilltari i djathtë paralajmëron edhe futjen e shoqërisë shqiptare në një konflikt civil.

Olli thekson se ?dhuna shtetërore e shoqëruar me propagandën e shfrenuar përçarëse po tenton të fusë në një konflikt civil të pashoq shoqërinë shqiptare, sa në rrafsh krahinor e po aq në kuadër të qytetarëve model e atyre “të paligjshëm”. Qëllimi përligj mjetet dhe Rama këtë postulat e ka të shtrenjtë.?.

Gjithashtu ai ka hedhur akuza të forta ndaj Ramës, për të cilin tha se dihet që i urren shqiptarët.

?Që Rama urren Shqipërinë dhe shqiptarët kjo dihet prej kohësh, por për më tepër komplekset e vetëpersekutimit në rininë e tij të hershme e çojnë drejt sjelljeve prej garipi, si rëndom quheshin të çarturit në ditët e diktaturës. Shovinizmi i Ramës nuk mund të maskohet me pallavrat mbi shtet ligjor etj., si këto. Për më tepër kjo situatë e krijuar prej tij po fsheh edhe shumë kriza të tjera që i ka mbjellë pa pushim.?-thekson Leonard Olli.

Po ashtu ai risjell në vëmendje marrëveshjen me Greqinë sio dhe refuzimin e Kosovës në INTERPOL.

?Greqia deklaron zgjerimin në Jon zyrtarisht, Kosova nuk pranohet në Interpol, procesi i njohjeve të saj ka ngecur dhe Shqipëria e Ramës ka humbur trenin e integrimit. Kolapsi ekonomik ku e ka futur mafia e PPP-ve do të bëjë që piramidat e ’97 të ngjajnë si lodra çilimijsh! Partë e krimit po blejnë vetë shtetin dhe Kolumbia do të jetë shembull naiv para Shqipërisë. Çdo ditë që kalon përshpejton rrënimin e Shqipërisë dhe të familjeve tona. Nuk e di çfarë presim të ndodhë më shumë se kaq!?-shkruan Olli në postimin e tij./ CNA.al

Lajmet e fundit nga