LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha fillon sulmet ndaj Berishës/ Mbante oligarkët në paradhomë

26 Nëntor 2018, 22:55, Aktualitet CNA
Basha fillon sulmet ndaj Berishës/ Mbante oligarkët në

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në emisionin ?A? të Adi Krastës në News 24, ka pranuar se në paradhomat e PD-së ka pasur oligarkë, duke lënë të nënkuptohet se bëhet fjalë për periudhën kur partinë e drejtonte ish-kryeministri Sali Berisha.

Basha është shprehur se tashmë ata janë dëbuar dhe PD akuale është duke reflektuar më së shumti pas goditjes që shqiptarët i dhanë me votë, në zgjedhjet e 25 qershorit 2017.

?Disa prej këtyre oligarkëve rrinin në paradhomat tona, përpiqeshin të merrnin favore, disa edhe ia dolën të merrnin favore dhe për këtë ne kemi reflektuar.

Na është dhënë shansi të reflektojmë kur shqiptarët na kanë nxjerrë me votë në opozitë.

Sot detyra jonë kryesore është t?i bindim shqiptarët, se ajo që do bëjmë së bashku nuk është thjesht zëvendësimi i një partie me një parti tjetër, por shembja e këtij sistemi, ku janë fokusuar në një interesat politike, kriminale dhe oligarkike, dhe ndërtimi i një sistemi që funksionon njësoj si në vendet e Evropës?,- u shpreh Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga