LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Astiri” nuk është asgjë/ Zulohet plani tjetër shkatërrimtar i Ramës

26 Nëntor 2018, 13:08, Aktualitet CNA
“Astiri” nuk është asgjë/ Zulohet plani tjetër

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot në rrjetet sociale mesazhin e një qytetari, i cili denoncon planin e radhës të Kryeministrit Edi Rama, për prishjen e shtëpive që sipas tij pritet të ndodhin  në qytetin e Vlorës.

?Ne Vlorë gati prishjet masive të shtëpive nga Edvin Kristaq Urrejtja!?-shkruan Berisha në një postimi në rrjetet sociale.

Qytetari thekson se shkatërrimet te ?Astiri? nuk janë asgjë në krahasim me atë që pritet të ndodhë në qytetin e Vlorës.

?Persh doktor jam nje qytetar i vlore kjo qe po i ben kryeministri astirit nuk esht asgje ne krahasim me ate qe pritet ti bej vlores ne janar me ndertimin e unazes se vlores?- shprehet denoncuesi.

Qytetari shkruan se projekti që pritet të fillojë në janar, por që për të cilin nuk është informuar asnjë njeri do të fillojë te ndërmarrja e ujësjellësit deri te shkolla Ibrahim Kushta dhe vazhdon deri të pylli i Sodës.

?Projekti gati per zbatim dhe fillon ne janar te ketij viti ju lutem mundohubi te njoftoni njerzit te marin masa sepse nuk po lajmerohet njeri esht projekti na fushe druve qe fillon te ndermarja e ujsjellsit vlor deri te shkolla ibrahim kushta dhe vazhdon kthehet na pylli sodes?- shkruan ai.

Në fund të mesazhit qytetari kërkon që të njoftohen të gjithë qytetarët pasi ky është një informacion i saktë.

?esht nje katastrof qe kerkon te bej ju lutem publikoheni esht informacion shum i sakt anonim ju lutem?- mbyll denoncimin e tij qytetari./ CNA.al

Lajmet e fundit nga