Connect with Us

Shkak i vrasjes në Shkup, flet për herë të parë Adelina Tahiri

Aktualitet

Shkak i vrasjes në Shkup, flet për herë të parë Adelina Tahiri

Publikuar

-

Para disa vitesh, këngëtarja Adelina Tahiri u komentua sikur ishte bërë shkak i një vrasjeje në Shkup.

Aty ishin përfshirë targat e makinës së saj, prandaj të gjithë mediat raportuan se ishte e përfshirë edhe artistja.

Për herë të parë ajo ka vendosur të zbulojë të vërtetën rreth kësaj çështje për ti dhënë fund spekulimeve.

Ajo u shpreh për Prive:

Unë kam qenë në Kosovë tek Prive-ja për incizimet e vitit të ri dhe makina ime ka qenë në shtëpi. Vëllau im, makinën e vjetër që e kam pasur e ka marrë, ka hipur dhe ka shkuar tek një shoku i tij. Ka patur tabela aty ku është regjistruar tabela dhe makina është në emër tim. Pastaj ka dalë në gjitha lajmet, kërkohet Adelina. Por nuk kam qenë as unë në makinë. E kam përjetuar aq keq, nuk di çfarë të them, jam tmerruar 3 ditë. I vetmi njeri që ka qenë afër meje ka qenë burri im që më ka thënë që duhet të jesh e lumtur për veten. Më tha, kur e di unë dhe shteti, nuk ke pse shqetësohesh për të tjerët”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Greqia përforcon mbrojtjen nga Turqia/ Blen avionë dhe anije ushtarake

Publikuar

-

Nga

Greqia përforcon mbrojtjen nga Turqia/ Blen avionë dhe anije ushtarake

Ndërsa tensionet mes dy anëtarëve të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë, Greqia ka njoftuar për planet për blerje të avionëve të rinj luftarakë, fregata, helikopterë dhe sisteme armatimi. Blerjet e reja nga Athina, vijnë në klimën e një përpjekjeje të fundit diplomatike ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo viziton Qipron për të zbutur një krizë energjie në lindje të Mesdheut.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis njoftoi për blerjet, duke thënë se u nxit si kundërpërgjigje ndaj atyre që ai i quajti lëvizje destabilizuese në rajon.

Me pretendimet e kahershme në hapësirë ajrore dhe detare në Egje, Ankaraja po minon edhe paqen në Mesdheun lindor, tha zoti Mitsotakis.

“Turqia po kërcënon Evropën juglindore dhe po saboton sigurinë në një kryqëzim të rëndësishëm mes Lindjes dhe Perëndimit”, tha ai.

Greqia dhe Turqia janë mbërthyer në një përplasje gjithnjë e më të tensionuar dhe të rrezikshme në Detin Egje dhe Mesdheun lindor, lidhur me të drejtat për shpim për hidrokarbure dhe kufijtë e tyre detarë.

Në një fjalim në një panair tregëtar, zoti Mitsotakis tha se Greqia do të blente 18 avionë të rinj luftarakë nga Franca për të zëvendësuar flotiljen e vjetëruar të avionëve Mirage 2000. Athina do të blejë gjithashtu katër helikopterë të rinj për marinën dhe po aq fregata. Edhe anijet ekzsituese luftarake do të modernizohen.

Hollësitë e këtyre marrëveshjeve nuk u bënë të njohura por nuk është hera e parë këtë vit kur Greqia ka treguar interes për modernizimin e sistemeve të mbrojtjes.

Greqia dhe Shtetet e Bashkuara kanë filluar bisedimet për blerjen e të paktën 25 avionëve luftarakë F-35 për 3 miliardë dollarë.

Ekspertët thonë se blerjet e reja do t’i jepnin Athinës një epërsi të konsiderueshme në mbrojtjen ajtore ndaj Turqisë, e cila po përballet me vështirësi për blerjen e avionëve të rinj dhe modernizimin e flotës ekzsituese.



Shtetet e Bashkuara pezulluan shitjen për Turqinë të avionëve luftarakë F-35, pasi Ankaraja vendosi të blente sisteme ajrore për mbrojtje nga raketat S-400 nga Rusia.

LEXO EDHE:  Vrasje të vogla/ Edip prezantohet si i dashuri i Ojas, ja ç’do ndodhë sot

LEXO EDHE:  Vritet me breshëri plumbash një shqiptar në Angli/ Dalin detajet e para

Njoftimi i zotit Mitsotakis vjen mes një përpjekjeje të re diplomatike në rajon nga Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo për të bindur Greqinë dhe Turqinë që të heqin dorë nga përplasja në Mesdheun lindor.

Pas bisedimeve me presidentin qipriot Nicos Anastasiades dhe zyrtarë të tjerë, zoti Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë thellësisht të shqetësuara nga operacionet e Turqisë në zona mbi të cilat kanë pretendime si Greqia, edhe Qiproja.

Zoti Pompeo shtoi se “vendet e rajonit duhet t’i zgjidhin mosmarrëveshjet, përfshirë ato për sigurinë dhe energjinë, në mënyrë paqësore. Tensionet ushtarake në rritje nuk ndihmojnë askënd përveçse armiqtë që duan të shohin përçarje në unitetin transatlantic”.

Vizita e zotit Pompeo në Qipro vjen menjëherë pas një vizite të ngjashme nga Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov.

Greqia ka refuzuar të angazhohet në negociata me Turqinë, deri sa ajo të ndalë kërkimet për rezerva gazi në lindje të Mesdheut.

Megjithatë, të dielën vetëm disa orë pasi zoti Pompei shkoi në Qipro për bisedime të nivelit të lartë, u shfaqën shpresa për një zgjidhje të mundshme.

Turqia urdhëroi kthimin në bazë të anijes së saj kryesore të kërkimeve, duke krijuar një hapësirë për një fillim të mundshëm negociatash të rëndësishme./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Vazhdojnë protestat kundër Lukashenkos/ Mbi 100 mijë protestues mbushin rrugët e Bjellorusisë

Publikuar

-

Nga

Vazhdojnë protestat kundër Lukashenkos/ Mbi 100 mijë protestues mbushin rrugët e Bjellorusisë

Në Bjellorusi, të paktën 100,000 protestues dolën të dielën në rrugët e Minskut, në njërën nga demonstratat më të mëdha kundër Presidentit Aleksandër Lukashenko, pas zgjedhjeve të 9 gushtit, për të cilat rivalët e tij thonë se ishin të manipuluara.

Ndërsa zemërimi i publikut vazhdon të rritet ndaj zotit Lukashenko, i cili sundon në këtë vend ish-sovjetik prej 26 vjetësh, Moska i ka ofruar atij mbështetje, duke thënë se do të dërgojë në Bjellorusi trupa parashutiste për stërvitje të përbashkëta me emrin “Vëllazëria Sllave”.

Një valë protestash ka përfshirë Bjellorusinë që prej zgjedhjeve presidenciale, që demonstruesit thonë se u fituan nga Sviatlana Tsikhanouskaya. Që nga ajo kohë, figurat kryesore të opozitës ose janë burgosur, ose janë larguar nga vendi. Zonja Tsikhanouskaya ndodhet në Lituani.

Zoti Lukashenko mohon që zgjedhjet të jenë manipuluar dhe ka thënë se pas protestave qëndrojnë fuqitë e huaja.

Një kolonë e madhe njerëzish marshoi të dielën nëpër kryeqytetin Minsk drejt ndërtesave qeveritare, duke brohoritur “Rroftë Bjellorusia” dhe “Ti je një mi”, parrullë e përdorur shpesh kundër zotit Lukashenko gjatë demonstratave.

Ata ndaleshin dhe thërrisnin “fashistë” ndërsa qindra policë me mburoja kishin bllokuar rrugën. Ndërkohë në qytetin Brest, policia përdori makinat e ujit kundër protestuesve, sipas kanalit Nexta Live.



Policia tha se kishte arrestuar rreth 250 persona në Minsk. Atmosfera ishte e tensionuar, me një prani të madhe policie në disa pjesë të kryeqytetit, ku disa zona të qendrës ishin izoluar me tela me gjemba. Agjencia ruse e lajmeve Interfax njofton se pati të shtëna në ajër për të paralajmëruar protestuesit në një zonë të Minskut ku jeton udhëheqja bjelloruse.

LEXO EDHE:  Vrasjet e bujshme në Durrës e Lezhë/ Meta: Këmbanë alarmi, të rritet vigjilenca

LEXO EDHE:  Tragjedi ndër vite/ U vranë nga ish-partnerët, se refuzuan dashurinë

Një zyrtar i ministrisë së brendshme mohoi të kishte patur të shtëna.

Trupa parashutiste ruse

Trazirat vijnë ndërkohë që zoti Lukashenko, i cili është në pushtet që nga viti 1994, përgatitet të shkojë në Rusi të hënën për bisedime me Presidentin Vladimir Putin.

Moska, një fqinjë dhe aleate tradicionale, e ka rritur mbështetjen, duke ofruar një ristrukturim të mundshëm të borxhit bjellorus dhe likuiditet bankar. Ajo ka thënë gjithashtu se mund të vërë në dispozicion trupa të policisë ruse kundër trazirave nëse është e nevojshme.

Të dielën, ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se do të dërgonte në Bjellorusi parashutistë nga divizioni i saj elitar Pskov për stërvitjet e përbashkëta që fillojnë të hënën dhe që do të zgjasin deri më 25 shtator, sipas një njoftimi të agjencisë shtetërore të lajmeve TASS./VOA

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zbardhet dëshmia e të mbijetuarave të aksidentit/ Shoferi që na përplasi bënte manovra

Publikuar

-

Nga

Zbardhet dëshmia e të mbijetuarave të aksidentit/ Shoferi që na përplasi bënte manovra

Janë zbardhur të tjera detaje nga aksidenti tragjik që i mori jetën dy vajzave mbrëmjen e sotme në dalje të tunelit të Elbasanit.

Dy të mbijetuarat, Nervida Garunja dhe Denisa Dibra ndodhen aktualisht në spitalin e Traumës në Tiranë për një ndihmë më të specializuar mjekësore.

Sipas asaj që raporton ABC news, mësohet se Nervida Garunja, me origjinë nga Shkodra i ka thënë oficerëve të policisë se e kanë parë automjetin tip “Benz” që i ka përplasur duke bërë manovra pak para aksidentit.



Kujtojmë që viktima në këtë aksident mbetën Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia, banuese në Shkodër, ndërsa policia arrestoi drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin Behar Pema./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE