Connect with Us

Rrënojat e universiteteve private/ Ja ku janë katandisur në renditjen e Ranking of Universities

Aktualitet

Rrënojat e universiteteve private/ Ja ku janë katandisur në renditjen e Ranking of Universities

Publikuar

-

Universitetet private në Shqipëri, të cilat dolën si kërpudhat pas shiut, megjithëse kanë tarifa të shtrenjta, ku për një vit studimi duhet të paguash deri në 3 mijë euro, në renditjen boterore për cilësinë dhe kushtet e tyre ndryshojnë shumë nga ajo që reklamojnë.

Në fakt më shumë sesa universitete ku shkollohen të rinjtë disa janë  vende ku parakalon një makinë e bukur, veshjet e shtrenjta a thua se është pasarelë mode në disa godina që quhen Universitete.

“Webometrics Ranking of World Universities”, (Renditja Botërore e Universiteteve), së fundmi ka bërë rankimin e të gjithë universiteteve në botë, duke filluar nga më i miri deri te më i fundit në renditje. Në lidhje me rankimin për universitetet në Shqipëri të bërë nga “Ranking of Universities”, duket se megjithëse  propagandën e fortë që bëjnë universitetet private, universiteti publik po i sfidon hapur.

Sipas listës së publikuar nga “Ranking of Universities”, rezulton se universitetet private në Shqipëri janë shumë më poshtë se universitetet publike. Jo vetëm Universiteti i Tiranës madje edhe universitetet e rretheve janë më mirë se universitetet private.

LEXO EDHE:  21 universitetet më të mira në botë/JA KLASIFIKIMI PËR VITIN 2016

Përmendim këtu Universitetin e Vlorës, i cili renditet i pesti në radhë, në listën me 35 universitete në Shqipëri, dhe në vendin 6865 në botë, pra me një diferencë prej 1955 vendesh me UET-in, e cila në rankimin botëror renditet në vendin 8811. I pari në listë renditet Universiteti i Tiranës, i cili në rankimin botëror është në vendin e 4387 dhe pas tij vjen Epoka University, me një diferencë prej 280 vendesh. I treti në listë është “Universiteti Bujqësor i Tiranës”, i cili në rankimin botëror është në vendin 5133, i katërti është Universiteti Politeknik, i cili në rankimin botëror është në vendin 5487 dhe pas tij vjen ai i Vlorës, i cili është renditet në vendin 6856. Në radhë është “University of New York Tirana”, ndërsa i shtati në vendin 8811 është “Universiteti Europian i Tiranës”./ CNA.al

http://www.webometrics.info/en/Europe/Albania?fbclid=IwAR06PjX9VacrfRZ-RMbMFGrLGTDKj1fuUuqIzmEaf9VWGiv9xDizoQacCok

Më poshtë lista e plotë e renditjes së 35 Universiteteve në Shqipëri, sipas Ranking of Universities:

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Sondazhi/ Televizioni i Xhemail Pasmaçiut “shton” votat për PD-në, tkurret PS dhe LSI

Publikuar

-

Nga

Sondazhi/ Televizioni i Xhemal Pasmaçiut “shton” votat për PD-në, tkurret PS dhe LSI

Televizioni i sekuestruar i Xhemal Pasmaçiut, po transmeton mbrëmjen e sotme rezultatet e sondazhit të parë të RTV Ora & Notto, në nivel kombëtar dhe të veçanta për dy qarqe, Tiranën dhe Durrësin për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Sipas të dhënave të publikuara, Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë rënie të votave krahasuar me zgjedhjet e 2017.

Ndërkohë Partia Demokratike ka një rritje.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Lala zbardh detaje/ Biznesmeni italian shkoi në veri për të eksploruar zonën, në makinë u gjetën…

Publikuar

-

Nga

Historia e Kombinatit/ Klodiana Lala: Nëna dhe vajzat ndiqnin një sekt të paregjistruar

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja nga zhdukja e biznesmenit italian Davide Pecorelli, pasi makina që ai kishte marrë me qira u gjet e djegur në autostradën Gjegjan-Reps, në Pukë

Lala tregoi se Pecorelli ka hyrë në territorin shqiptar më 3 janar për të takuar bashkëjetuesen e tij, me të cilën ka edhe një fëmijë.

Ajo tha në emisionin “Open” se biznesmeni ishte nisur për në veri për të eksploruar zonën për një mundësi investimi.

Sipas saj, në makinën që kishte marrë me qira biznesmeni, u gjetën një orë dhe një telefon gjysmë i djegur.

Nga ekzaminimet është gjetur një orë dhe telefon gjysmë i djegur. Natën ku u mor me qira automjeti ishte një nga ditët kur pati përmbytje. Vetëm të nesërmen u panë mbetjet e trupit. Policia këtu duhet të ishte më transparente, se nuk dha asnjë shpjegim që aty kishte skelet njeriu. Në fillim ai ishte në Vlorë për të takuar bashkëjetuesen pasi ka një fëmijë me të, po pastaj ajo iku në Perugia.

Ajo tha se nga Rinasi ka shkuar në Vlorë pasi thotë se do kishin një biznes atje, më pas ka shkuar në veri për të eksploruar zonën për një mundësi biznesi. Tashmë nga vrasja po shkohet drejt ngjarjes aksidentale, sepse makina është djegur ngadalë, s’ka gjurmë mbetjesh djegiesh”, deklaroi gazetarja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Skandali në spitalin Covid/ PD thirrje Prokurorisë të hetojë: Kjo qeveri frymëzon vetëm “tiret”

Publikuar

-

Nga

“Fund armiqësisë ndaj bluzave të bardha”/ PD reagon pas shkarkimit të mjekut të Urgjencës

Pas skandalit të radhës në spitalet covid, ku një pacienti që kishte humbur jetën i ishin vjedhur lekët në portofol dhe llogari bankare, ka ardhur edhe reagimi i PD-së.

Përmes ish-deputetit Bardh Spahia, PD thekson se kjo qeveri ka frymëzuar vetëm “tiret”, ndërsa i bën thirrje Prokurorisë të hetojë urgjent ngjarjen e rëndë dhe të paprecedentë.

Reagimi i plotë:

Një rast tjetër i rëndë dhe revoltues tek spitali COVID 1. Një tjetër qytetar i vjedhur në rrethanat më të pamendueshme.

Emisioni investigativ “Stop” na solli fakte se një pacienti i është vjedhur karta e bankës brenda në spital, ditën kur hyri në intubim. Tërheqja e parave janë bërë për 3 ditë me radhë, derisa pacienti humbi jetën në spital.

Prokuroria duhet të bëjë hetim urgjent për të këtë ngjarje të paprecedentë. Një “Tire” tjetër, akoma më monstër, që vjedh edhe të vdekurit, nuk duhet të ketë vend në spitalet tona.

Për fat të keq, në këto 8 vjet, Edi Rama kaloi nga shëndetësia falas tek shëndetësia e Tires. Kjo qeveri ka frymëzuar vetëm “tiret”, që vjedhin pacientët dhe u bëjnë shantazh qytetarëve me jetën e tyre.

Kjo duhet të marrë fund! Shqiptarët nuk meritojnë të vidhen nëpër spitale! Na duhet një qeveri që do të bëjë ndryshimin!

 

LEXO TE PLOTE