LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ridvan Bode, propozimi Rama dhe humbjet e Bashës

25 Nëntor 2018, 12:24, Aktualitet CNA
Ridvan Bode, propozimi Rama dhe humbjet e Bashës

Nga Andi Përmeti 

Cudia qendron qe sulmet ndaj tij nuk vijne nga persona prane P.S., nuk vijne as nga militante socialiste te cilet kaq shume e kane sulmuar nder vite por vijne nga nje grup njerezish te cilet zanatin e vetem e kane te zhvleresojne kedo qe mendon ndryshe nga hyjnia i tyre, Lulezim Basha.

Mbase Lulezim Basha ska faj e as gisht ne kete histori histerie kolektive ndaj z. Bode por padiskutim ka fajin indirekt qe Z. Bode ndodhet ne kete diskutim.
Z. Bode eshte historia vet e Partise Demokratike. Sekretari i Pergjithshem i Partise Demokratike prej vitit 1996-2013. Numri 2 i Partise Demokratike per 17 vjet. Njeriu qe ka prekur cdo strukture te Partise Demokratike dhe ka drejtuar per 8 vjet rradhazi ministrine e Financave duke perballuar ne menyren me te mire nje nga krizat me te medha ekonomike qe perfshiu boten dhe rrjedhimisht Shqiperine.
Ridvan Bode nuk njihet per njeri konfliktual, nje njohes i shkelqyer i ekonomise dhe nje personalitet politik qe ka drejtuar fushatat e Partise Demokratike ne opozite dhe ne pozite.

Nje nga 22 deputet e PD ne vitit 2001, drejtues politik ne fitoren e bashkise Korce 2003, fitues ne perballjen maxhoritare ne 2005 ne qytetin e Korces, fitues ne shumicen e qarkut Korce ne 2007, barazim deputetesh ne 2009, fitues ne pjesen me te madhe te komunave te qarkut Korce ne 2011 dhe rezultatin me te keq e ka patur ne 2013, duke humbur nje deputet ne krahasim me zgjedhjet e meparshme, gjithsesi nje rezultat shume me i mire se sa PD e sotme ne qarkun Korce dhe padiskutim edhe me e mire se rezultati i qarkut Tirane, aty ku drejtues politik ishte vet kryetari i bashkise Tirane dhe kryetari i ardhshem i Partise Demokratike.
Z. Bode i karakterizuar nga perulesia dha doreheqjen nga pozicioni i tij mbas humbjes se 2013 dhe nuk kandidoi per asnje post. Pranoi me perulesi cdo detyre partiake qe iu caktua, duke filluar me drejtimin e qarkut Elbasan per zgjedhjet 2015 dhe se fundmi riorganizimin e PD ne qarkun Berat.
Cudia ndodhi ne 2017, Ridvan Bodes ne nje dhome te erret jashte PD iu fshine te gjithe kontributet 23 vjecare ne Partine Demokratike ne menyren me te habitshme dhe pa ju dhene asnje shpjegim. Ridvan Bode u zevendesua nga nje tufe pseudo politikane ne qarkun e tij, Korce, te cilet nuk arriten dot as rezultatin me te keq te Bodes si drejtues ne ate qark. Ridvan Bode cuditesisht nuk e gjeti veten as ne qarkun ku ishte drejtues ne 2015, aty ku PD ne 2017 per 800 vota perfundonte parti e trete dhe ku arriti me veshtiresi te merrte vetem 2 deputete. Ridvan Bode cuditerisht nuk e gjeti veten as aty ku riorganizoi Partine Demokratike ne cdo seksion, aty ku i pari i listes u dorehoq, i dyti nuk dihet ne ekziston politikisht apo jo, ndersa i treti ishte me Ramen. Aty ku PD doli parti e trete.
Askund Basha nuk gjeti pozicion per Ridvan Boden, per kontributin e tij nder vite, per njohurite e tij elektorale, por mbi te gjithe per rezultatet e tij nder vite.

Sot lukunia prane tij sulmon Boden ndersa Bode as ka vepruar dhe as ka mbajtu qendrim ndaj ketij propozimi.
Por pavarsisht pergjigjes se Z. Bode ndaj propozimit zyrtar te maxhorances humbesi i madh i kesaj historie eshte vetem Z. Basha.
Nqs z. Bode i thote jo propozimit te Rames, eshte Basha humbesi i madh per 2 arsye:
1- Humbet nje nga elementet me te mire te PD nder vit, ate lloj politikani qe edhe kundershtari e vlereson ndersa Basha zgjedh para tij anonime politike dhe profesional qe nuk i voton as familja e tyre.
2. Humbet mundesine te largoje perfundimisht nga politika nje politikan kalibri per te cilin luftoi kaq shume per tia humbur fuqine elektorale dhe per ta zhdukur nga PD.
Nqs Z. Bode i thote po propozimit te Z. Rama perseri humbesi me i madhe eshte Basha per 2 arsye:
1-Basha humbet shansin te trafikoje pushtet opozitar duke vendosur ndonje nga anonimet e tij per kete pozicion sepse fundja Rama po ja jep opozites dhe as Basha sdo guxonte kurre te thoshte qe Bode nuk eshte opozita.
2- Do ti vertetonte demokrateve qe me zgjedhje te tij ka humbur nje vlere politike-profesionale duke e zevendesuar me anonime politik te llojit qe besojne se Mit’hat Frasheri ishte konkurent letrar me Lumo Skendon.

P.S. Opinion subjektiv i mbeshtetur mbi rezultate objektive.
Tani le te shpertheje mllefi histerik i servileve online.

Lajmet e fundit nga