LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama sqaron propozimin për Boden/ I shërben Shqipërisë, jo tepsisë

25 Nëntor 2018, 16:26, Aktualitet CNA
Rama sqaron propozimin për Boden/ I shërben Shqipërisë, jo

Kryeministri Edi Rama në rubrikën ?Përgjigja Ime? ka sqaruar rrethanat se si është propozuar ish-ministri i Financave, Ridvan Bode në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Rama ka thënë se me Ridvan Boden ishte takuar vetëm një herë në jetë dhe kishin shkëmbyer disa fjalë thjeshtë si qytetarë, ndërsa sa për propozimin i kishte dërguar një mesazh, që ish-Ministri i ishte përgjigjur pozitivisht.

?Ridvan Boden unë e kam takuar vetëm një herë në jetë. Në rrethana krejt të rastësishme, pa asnjë lidhje me politikën dhe madje kur ai vetë ishte thjeshtë një ish-deputet.

Kemi shkëmbyer fjalë si njerëz të këtij qyteti dhe aq. Shumë kohë më pas kur në kabinet përgatisnim propozimet për tre anëtarët që qeveria duhet t’i prezantojë Kuvendit për Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, i kam çuar një mesazh thjeshtë interesimi për kandidaturën e tij. Mesazhit, ish-ministri i Financave për shumë vite i është përgjigjur pozitivisht?,- u shpreh Rama.

Më tej Kryeministri ka thënë se anëtarët e propozuar në Këshillin Mbikqyrës të Bankës janë zgjedhur për të garantuar një ekuilibër të politikës monetare dhe jo ekuilibër të tepsisë.

?Në atë bord prejardhjet e ndryshme politike të anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës, garantojnë jo një ekuilibër banal prej tepsie, siç ka qenë traditë në shumë borde të tjera të këtij vendi, por një ekuilibër politik këndvështrimesh dhe qasjesh ndaj politikës monetare të vendit?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga