LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përurimi i shtatoreve të tre drejtuesve historikë/ Meta e Rama në Prizren

25 Nëntor 2018, 16:06, Aktualitet CNA
Përurimi i shtatoreve të tre drejtuesve historikë/ Meta e Rama

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama,  janë sot të pranishëm në ceremoninë e përurimit të shtatorëve të drejtuesve të Lidhjes së Prizrenit.

Në Kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në vitin e 140 vjetorit, përurohen pasditen e së dielës shtatoret e tre liderëve historikë, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi.

Veprimtaria organizohet në kuadër të shënimit të Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lajmin e ka bërë të ditur Presidenti i republikës, Ilir Meta në një postim në rrjetet sociale, i cili ndër të tjera shkruan “I nderuar të merrja pjesë në ceremoninë e inaugurimit të shtatoreve të tre figurave të ndritura të Rilindjes sonë Kombëtare, burrështetasve dhe etërve themelues të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi! Lavdi veprës së tyre të përjetshme!” / CNA.al

Lajmet e fundit nga