LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lindi në metronë e qytetit, foshnja fiton udhëtim falas për 25 vite

25 Nëntor 2018, 12:10, Aktualitet CNA
Lindi në metronë e qytetit, foshnja fiton udhëtim falas për

Një foshnje, që erdhi në jetë në metronë e Parisit, i është dhënë si ?dhuratë? transport falas në sistemin hekurudhor nëntokësor për 25 vitet e ardhshme të jetës së tij.

Fëmija, i identifikuar vetëm si Ousmane, erdhi në jetë të mërkurën mbrëma në një tren që u ndal në stacionin Glaciere në kryeqytetin francez.

Një zyrtar që punonte për RATP, operatori i transportit në Paris, tha:

Shërbimi në Linjën 6 u ndërpre dhe papritur në bord u fut një mjek i cili ndihmoi nënën e vogëlushit që të lindte.”
Vogëlushit Ousmane tashmë i është dhënë një kartë për udhëtim falas, e cila do të jetë e vlefshme deri në vitin 2043. Djaloshi u lind në orën 10.40 me orën lokale dhe nëna e tij u dërgua në spital vetëm disa minuta më pas.

25 vjet udhëtimi falas është një dhuratë tradicionale nga RATP kur një fëmijë lind në një nga shërbimet e tyre.

Një histori e ngjashme ndodhi në Paris në qershor të këtij viti, kur një djalë tjetër erdhi në jetë në nëntokë në veri të qytetit.

Lajmet e fundit nga