LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhuna ndaj grave dhe vajzave/ Meta: Jo amnisti për dhunuesit

25 Nëntor 2018, 07:37, Aktualitet CNA
Dhuna ndaj grave dhe vajzave/ Meta: Jo amnisti për dhunuesit

Presidenca do të ngjyroset portokalli gjatë mbrëmjes së sotme. Kjo do të ndodh si simbol kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale presidenti Ilir Meta ka njoftuar se në ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj grave dhe vajzave Presidenca i bashkohet fushatës botërore ?Ta ngjyrosim botën portokalli?,

?Dhuna fizike e verbale ndaj grave dhe vajzave është dobësi! Nuk është burrëri! Është një plagë e shenjë turpi për shoqërinë, një pengesë e madhe për zhvillimin gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të qëndrueshëm?- ka shkruar ai në postimin e tij.

Ndërsa në përfundim të mesazhit të tij presidenti Meta ka shkruar ?Përsëris qëndrimin tim të palëkundur për të mos amnistuar asnjë të dënuar për vepra penale të dhunës në familje.?/ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga