LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çmimi i karburanteve në Shqipëri/ Jorida Tabaku jep alarmin

25 Nëntor 2018, 09:19, Aktualitet CNA
Çmimi i karburanteve në Shqipëri/ Jorida Tabaku jep alarmin

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku është shprehur se 10% e të ardhurave ditore të shqiptarëve shkojnë për 1 litër naftë.

Në një postim në rrjetet sociale Tabaku shkruan se nafta vazhdon të bjerë në tregjet ndërkombëtare duke shënjuar çmimin 50,42$/fuçi, që do të thotë përafërsisht 0.31 cent për një litër naftë.

?Gjasat janë që kjo rënie të vazhdojë ndërsa nafta do të shitet edhe më lirë apo së paku jo në çmimet e mbi 80$/fuçi në bursë. Por, shqiptarët vazhdojnë të paguajnë çmimin më të lartë të naftës në rajon dhe ndër më të lartët në Europë.

Nëse 1 litër naftë në bursat e NYSE shitet me 0.31 cent ndërsa në Shqipëri një litër naftë shitet 182 lekë (1.66$). Kjo do të thotë që një familje me të ardhura mesatare prej 50 mijë lekësh në muaj i duhet të shpenzojë 10.8% të të ardhurave ditore për 1 litër naftë. Ndërkohë që vende me të ardhura shumë herë më të larta se Shqipëria i duhet të shpenzojë më pak se 4% të të ardhruave ditore?, – ka shkruar ajo në postimin e saj.

Më tej deputetja e PD-së ka shkruar se strumbullari i gjithë kësaj mbetet si përherë qeveria dhe se falë investimit të qeverisë dhe ministrit të financave dhe ekonomisë për rritjen e taksës së qarkullimit si dhe taksave dhe tarifave të tjera nafta po shtrenjtohet artificialisht dhe sot 60% e çmimit janë taksa.

?Ndërkohë që koston shtesë të këtyre rritjeve e mban mbi supe qytetari në të gjitha mënyrat e mundshme. Prandaj, në Shqipërinë e tepsisë sa herë që çmimet e naftës bien në bursë nuk reflektohen, pasi këtu taksa e tepsisë dhe rilindjes u merr shqiptarëve 10% të të ardhurave ditore për një litër naftë? ? ka vazhduar ajo më tej.

Kurse në përfundim të postimit të saj Jorida Tabaku ka shkruar se në pesë vite Partia Demokratike ka bërë të paktën 8 amendamente për uljen e taksës së qarkullimit të gjitha të hedhura poshtë me forcën e kartonit, kurse sot shqiptarët paguajnë çmimin më të lartë të karburantit në rajon./ CNA.al

Lajmet e fundit nga