LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha ia anulloi zgjedhjet/ Murrizi vetëshpallet kryetar

25 Nëntor 2018, 18:35, Aktualitet CNA
Basha ia anulloi zgjedhjet/ Murrizi vetëshpallet kryetar

Deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi ka shpallur fitoren me votë unanime në degën e PD-së në Lushnje.

Në një postim në rrjetet sociale, i rizgjedhuri, Murrizi ka falenderuar të gjithë qytetarët që e besuan.

?NJE FALENDERIM ME ZEMER PER KETA DEMOKRATE TE MREKULLUESHEM LUSHNJARE.

Besimi qe me dhate dje me VOTEN TUAJ , per te qene perseri kryetari JUAJ, eshte nje pergjegjesi e shumefishte per mua qe tua shperblej me pune, angazhim ,kembengulje, rrespekt, mirenjohje te thelle ndaj çdo DEMOKRATI.

Prania JUAJ dje ne kete salle, si asnjehere tjeter prej 28 vitesh, eshte tregues i nje mbeshtetje te madhe per Partine Demokratike dhe rrespekt maksimal i JUAJI per VOTEN brenda familjes tone?,- shkruan Murrizi.

Më tej demokrati ka thënë se askush nuk mund ta përçmojë votën dhe vullnetin e demokratëve Lushnjarë.

?Askush nuk mund te perçmoj VOTEN TUAJ dhe vullnetin TUAJ.

DEMOKRATET LUSHNJARE dine te vleresojne me vote, dine te ndeshkojne dhe perçmojne me vote çdo individ hipokrit qe kerkon te veteshpallet si ? lider?.

VOTA JUAJ UNANIME DJE, me ben KRENARE qe jam

Kryetari JUAJ?,- përfundon Murrizi.

CNA.al prej dy ditësh ka raportuar një përplasje mes Murrizit dhe Bashës kjo për shkak se kryedemokrati kërkonte që kreu i degës së Lushnjës të tërhiqej nga kandidimi.  Kjo gjë nuk u pranuar nga deputeti demokrat dhe vendosi të rikandidojë i vetëm./ CNA.al

CNA.al e paralajmëroi/ Myslim Murrizi ‘i tregon arat’ Bashës

FOTO- Myslim Murrizi zby** Bashën/ Printon fletët e rikandidimit

?Dëshmorët? e zgjedhjeve të Lulit/Pas Bejkos në Gjirokastër bie edhe Myslym Murrizi në Lushnjë ?

Lajmet e fundit nga