Connect with Us

“Zgjedhjet ishin farsë”/ Demokratët e Sarandës shuplakë Bashës

Aktualitet

“Zgjedhjet ishin farsë”/ Demokratët e Sarandës shuplakë Bashës

Publikuar

-

Pas përfundimit të zgjedhjeve në PD-në e Sarandës, ku kryetar u zgjodh Hariz Mema, demokratët e kësaj dege kanë reaguar.

Në një deklaratë për media, demokratët pohojnë se këto zgjedhje ishin një farsë e shëmtuar, ndërsa kanë theksuar se kjo do të shënohet si një ditë e hidhur në librin e jetës së tyre, pasi sot është goditur fort Partia Demokratike.

“I dashur demokrat /e i Sarandes, Ksamilit, Konispolit dhe Finiqit. Dita e sotme do te shenohet ne Librin e Jetes sone te perbashket politike si nje ngjarje e hidhur dhe shume e shemtuar, sot u godit rende Demokracia brenda Partise sone Demokratike, kesaj force politike qe Ne sebashku e themeluam ne Ditet shume te veshtira te vitit 1990 dhe ku Ne perseri sebashku, me idealizem dhe solidaritet e rikrijuam ne vitin e mbrapsht 1997 dhe ku me shume pune e pasion e risollem ne pushtet ne vitin 2003 ne te gjitha Njesite Vendore pothuajse dhe ne vitin 2005 ne qeverisjen e vendit”.

Më tej në deklaratën e tyre thuhet se PD-ja mori një goditje sepse është përdorur për llogari personale, ndryshe nga demokratët e hershëm.

“Por Ne vellezer e motra, kurre nuk beme llogarira personale, Kurre nuk e pame angazhimin ne politike si qellim ne vetvete, por ne kishim si lejtmotiv Idealizmin tone, pastertine tone dhe solidaritetin apsolut tonin”.

Ata kanë pohuar se zgjedhjet e sotme ishin false, pasi demokratët nuk u thirrën në Kuvendin e tyre, gjithashtu nuk u lejuan të ishin delegatë e të votonin pastër dhe pa manipulime.

LEXO EDHE:  Jorida Tabaku: Kokëdhima ka përfituar para publike, ti hiqet mandati

“Sot ne Degen e Partise Demokratike Sarande, si asnjehere tjeter, u zhvillua nje “ votim “ fals dhe i shemtuar ne cdo aspekt te Tij. Per here te pare demokratet nuk u thirren ne Kuvendin e tyre, ata nuk u lejuan te ishin delegate e te votonin paster dhe pa manipulime, ata as u lejuan te zgjidhnin e as te zgjidheshin, atje shkuan e “ votuan “ disa “ te zgjedhur “ ne tavoline, menyra kjo me e ulet ne demokraci. Kjo eshte Ajo qe ndodhi sot fatkeqesisht”.

Demokratët e Sarandës kanë shprehur bindjen se nuk do të lejojnë që forca e tyre politike të shpërbëhet.

“Gjithsesi Ne nuk do te lejojme qe Forca Jone Politike te shperbehet, Ne do te vazhdojme me force misionin Tone, Ne do te jemi bashke, te forte, kryelarte, ne do te ecim perpara, per vendin tone, per te ardhmen e demokracise, Ne jemi Demokratet e vertete, kjo dite do te jete vetem nje moment i hidhur ne historikun e Deges Sone dhe asgje me shume. Respekt e Mirenjohje per Demokratet e Vertete”,– përfundon deklarata e demokratëve të Vlorës./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Habit Meta/ Maskën nuk e mbaj për të ruajtur veten, por për të dhënë mesazh te qytetarët

Publikuar

-

Nga

Meta e thotë troç/ Zgjedhjet daneze në Shqipëri s’kanë për të ndodhur asnjëherë | CNA.AL

Presidenti Ilir Meta ka habitur me një deklaratë të bërë mbrëmjen e sotme, teksa po fliste për gjobën që mori për pjesëmarrjen e në ditëlindjen e aktorit Bes Kallaku.

Meta e cilësoi veten shembull përgjegjshmërie, ndërsa tregoi në Abc News se maskën nuk e mban për të mbrojtur veten.

Ndonëse të gjithë qytetarët e mbajnë për të mbrojtur veten dhe të tjerët që e rrethojnë, Kreu i Shtetit pranoi që maskën e mban vetëm për të dhënë mesazh të qytetarët.

LEXO EDHE:  Jorida Tabaku: Kokëdhima ka përfituar para publike, ti hiqet mandati

LEXO EDHE:  Jepen sinjalet e bashkimit/Ish-kreu i LSI ftesë PD: Ka vend për të gjithë, jemi përballë Ramës

Unë jam një shembull i përgjegjshmërisë. Dhe kur erdha këtu e patë si erdha. Unë nuk e mbaj maskën për të ruajtur veten, e mbaj maskën për të dhënë një mesazh për qytetarët”, deklaroi Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Raporti/ Gazetarja nxjerr shifrat: Brenda dy viteve, 1600 shqiptarë që kanë hyrë në Ekuador

Publikuar

-

Nga

Raporti/ Gazetarja nxjerr shifrat: Brenda dy viteve, 1600 shqiptarë që kanë hyrë në Ekuador

Brenda dy viteve në Ekuador kanë hyrë 1600 shqiptarë. Kështu deklaroi gazetarja Fatjona Mejdini sonte në ‘Opinion’ teksa foli për aktivitetin kriminal të shqiptarëve në këtë shtet.

Duke ju referuar rastit të Adriatik Tresës, i vrarë pak ditë më parë, gazetarja tha se më herët ndaj tij kishte patur një tentativë rrëmbimi.

“Ka patur një tentativë rrëmbimi ndaj tij disa kohë më parë, se nëse dikush rrëmbehet është më e  lehtë për ta vrarë. Pasi policia ka shkuar, ka gjetur 32 mjijë dollarë në cash dhe 70 mijë euro”, tha Mejdini.

LEXO EDHE:  Shifra zyrtare e faturës së dëmeve nga tërmeti/ Vjen reagimi i parë nga PD

LEXO EDHE:  Vrasja e Artan Hoxhës në Sarandë/Ja sa vite burg do vuajë autori

Duke ju referuar një raporti të publikuar, gazetarja tha se mendohet që në harkun kohor 2017-2019 kanë qenë 1600 shqiptarë që kanë hyrë në Ekuador, të favorizuar edhe nga fakti që ky vend nuk ka sistemin e shenjave të gishtave./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Do japë dorëheqjen për të krijuar parti?/ Meta flet pa dorashka: Do bëj çdo gjë që kërkon populli

Publikuar

-

Nga

Do japë dorëheqjen për të krijuar parti?/ Meta flet pa dorashka: Do bëj çdo gjë që kërkon populli

Presidenti Ilir Meta është pyetur mbrëmjen e sotme nëse do të japë dorëheqjen nga posti i Presidentit për të krijuar një parti të re që do të drejtohet nga vetë ai.

Meta tha se për interesin kombëtar do të bëjë çdo gjë. Kreu i Shtetit theksoi se në Abc News se do të bëjë çdo gjë që kërkon populli.

Ilir Meta për interesin kombëtar do bëjë çdo gjë, edhe atë që nuk e ka menduar askush.

Nëse populli e kërkon, unë do bëj cdo gjë që kërkon populli shqiptar dhe që më thotë bindja ime”, u shpreh ai.

Ndërkohë, pyetjes nëse do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit, Kreu i Shtetit iu përgjigj duke thënë se kjo nuk ka për të ndodhur.

LEXO EDHE:  Akuzat e PD për blerje votash/ Braçe ashpërson tonet: Skenarët kriminalë do ndëshkohen!

LEXO EDHE:  Nëse zgjedhjet do të bëheshin nesër/ Ja kush fiton

Nuk ekziston një mundësi e tillë. Të jenë të gjithë të qartë se deri në 26 prill Ilir Meta do jetë në detyrë dhe nuk do lejojë që në këtë detyrë Edi Rama të vendosë një kukull.

Ilir Meta ikën nga kjo detyrë dhe çdo detyrë kur populli shqiptarë të marrë vetë në dorë fatin e vet”, nënvizoi Presidenti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE