LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet e Lulit/ Të gjithë humbësat po fitojnë në Republikën e Re

24 Nëntor 2018, 18:59, Aktualitet CNA
Zgjedhjet e Lulit/ Të gjithë humbësat po fitojnë në

Lulzim Basha po zhvillon procesin e zgjedhjeve në atë që ka mbetur nga PD dhe po ngre partinë e tij të Republikës së Re. Procesi është një veprim totalisht jo statutor i Bashës, i cili nuk ka mbledhur as Kryesinë për të miratuar kandidaturat, por i ka vendosur ato vetë.

Ai ka zgjedhur të coptojë më tej PD-në që të vazhdojë me stafin, kryetarët dhe drejtuesit që kishte dhe të rikonfirmojë të gjithë humbësit përsëritës në bazë.

Sekretari i Përgjithshëm dhe për pak kohë në detyrë Arben Ristani, ka thënë sot nga Korça se statuti i PD nuk e ndalon rizgjedhjen e humbësave, prandaj të gjithë mund të rikonfirmohen.

Në fakt me parullën e humbësave nga PD u hoqën 100% e drejtuesve në vitin 2014 dhe u vendosën njerzit e besuar të Lulzim Bashës.

Duket qartë se humbës në partinë e Republikës të Re, je vetëm kur nuk je me Lulin, po mbështete Lulin edhe pse humbet mund të rizgjidhesh dhe nuk je humbës edhe pse zgjedhjet e 2017 ishin një katastrofë elektorale, me minus 230 mijë vota. Por Luli zgjodhi që të mbante në krye të degëve të njëjtët dështakë.

Lista e pjesshme e humbësave që u rizgjodhën në degët e PD. Ferdinand Xhaferi, Durrës, humbës dy herë në bashki Myslym Murrizi, humbës në Lushnje lokale e palamantare, Luan Baçi, humbës në Fier, lokale e parlamentare, Andrea Mano, Korçë tre herë humbës, lokale e parlamentare, vetëm si kandidat lokalë Hariz Mema, Sarandë, humbës lokal e parlamentare Gazmend Azizi, Berat vitin e kaluar dhe humbës Naim Gazidede, Dibër./ CNA.al

Lajmet e fundit nga