LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shembja e shtëpive në Astir/ Lame bën përgjegjës Bashën dhe Berishën

24 Nëntor 2018, 20:09, Aktualitet CNA
Shembja e shtëpive në Astir/ Lame bën përgjegjës

Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame, i ftuar në emisionin ?Kjo Javë? në News24, ka folur për projektin e Unazës së Madhe dhe banesat e qytetarëve, të cilat preken nga ky projekt.

Lame shpjegoi se projekti i një Unaze të Madhe daton shumë vite më parë, ndërsa ka theksuar se për ligjin e legalizimeve se është bërë nga Lulzim Basha dhe e ka firmosur edhe vetë ish-kryeministri Sali Berisha, në 2006.

?Historia me këto toka fillon me planin rregullues të Tiranës që në 1945, flitej për Unazën e Madhe të qytetit. Ishte e definuar çdo vit. E realizuar po me planin e Adil Çarçanit vazhdoi edhe qeveria Meksi. Dhe ajo unazë u bë qoftë prej vizionit, qoftë për fluksin e makinave, apo për ndërtimet. Mos harrojmë që dhe qeveria Berisha, unaza është e gjerë 3 me 3 plus rrugë anësore. Vetë qeveria Berisha, se ashtu duhej nga halli, e bëri të gjerë. Se dëgjoj marrëzi në lidhje me gjerësinë. Rruga që do bëhet është më gjerë se ky është fluksi i qytetit?.

Ligji i legalizimeve, që nuk është bërë nga kjo qeveri, është shkruar nga Lulzim Basha dhe firmosur nga Berisha në 2006. Atë ligj po zbatojmë dhe ne. Ata e bënë ligjin dhe nuk e zbatuan, ne i premtuam dhe po i bëjmë. Ligji i legalizimeve, parashikon për ish-pronarët po me një nen të Sali Berishës, ku ka truall me pronarë, që është zaptuar, dhe aty po ndërtohen ndërtime të larta, legalizimi ndërpritet dhe duhet të futet në lojë dhe pronari i truallit. Pronari merr vetëm paratë e truallit. Edhe sikur të mos ishte ky zgjerim i Unazës, nuk mund të legalizoheshin ato ndërtime?, u shpreh Lame./ CNA.al

Lajmet e fundit nga