LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ristani e thotë hapur/ Në PD po humbe mund të rizgjidhesh

24 Nëntor 2018, 17:26, Aktualitet CNA
Ristani e thotë hapur/ Në PD po humbe mund të rizgjidhesh

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani në një prononcim për Vizion Plus ka thënë se në zgjedhjet e Partisë Demokratike, mund të rikandidojnë të gjithë ata që kanë humbur një palë zgjedhje.

“Ne nuk e kemi në statut që nëse humb një palë zgjedhje nuk rikandidon më. Nuk e kemi këtë rregull. Ne kemi si rregull kemi parimin demokratik. Në rast se PD e do drejtuesin e saj, pavarësisht se humbi, se humbja ka shumë rrethana të tjera, për të mos i hyrë atyre punëve, sepse në zgjedhjet e fundit ju i dini pretendimet që ka jo vetëm PD, por të gjithë shqiptarët, jo zgjedhje të manipuluara, jo zgjedhje të blera”,- ka thënë Ristani.

CNA.al ka raportuar zgjedhjet në degët e Partisë Demokratike në të gjitha rrethet e vendit, ku janë evidentuar skandale, që tregojnë se zgjedhjet në PD-në e Bashës janë një farsë.

Skandalet u evidentuan në Shkodër, Korçë, Fier, Lushnje, Durrës, por edhe Sarandë, ku vetë demokratët e kësaj strukture pas mbylljes së procesit zgjedhor, në një deklaratë për mediat treguan zhgënjimin që kishin pësuar nga procesi, ndërsa theksuan se nuk do lejojnë që PD-ja e ?90 nuk do lejohet të shkatërrohet për interesa personale.

Me këtë deklaratë Arben Ristani ka mbrojtur hapur rizgjedhjen e Lulzim Bashës kryetar i PD-së, ndonëse humbja e PD me Bashën në krye ishte shumë e thellë.

Gjithashtu Ristani ka dashur të dalë në mbrojtje edhe të shumë krerëve të degëve të PD-së, të cilët janë rizgjedhur sërish, me shpresën se edhe ai vetë do të rizgjidhet në postim e sekretarit të PD-së, por e vështirë të ndodhë./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga