LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Oriola Marashi po bën plazh në mes të dimrit dhe fotot me bikini janë të "tepërta"

24 Nëntor 2018, 09:40, Lifestyle CNA
Oriola Marashi po bën plazh në mes të dimrit dhe fotot me bikini

Ndryshe nga ne, që rrobet e banjës i kemi fshehur diku në dollap, Oriola Marashi ka zgjedhur t?i mbajë veshur edhe për ca kohë. Modelja  është nisur me pushime drejt një vendi ekzotik dhe duket se po relaksohet buzë pishinës në këto ditë të fundit të muajit të nëntorit.

Ndër të tjera, Oriola nuk na ka lënë kuriozë të hamendësojmë sesi duket ajo me rrobat e banjës sepse ka postuar dy foto përvëluese, teksa qëndron e ulur në shezlong. Me flokët e lëshuara dhe me një palë bikini ngjyrë blu, modelja shqiptare ekspozon plot krenari barkun e sheshtë dhe format bombastike.

Ditën e pushimit, Oriola e ka kthyer në një set fotografik, teksa në foton e dytë pozon sapo ka dalë nga pishina me trupin e lagur.

Lajmet e fundit nga