LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Morinë/ Bllokohen ilaçe kontrabandë

24 Nëntor 2018, 14:50, Aktualitet CNA
Morinë/ Bllokohen ilaçe kontrabandë

Policia kufitare ka bllokuar në Pikën e  Morinës një sasi të madhe mallrash dhe ilaçesh kontrabandë.

Gjatë kryerjes së kontrollit në automjetin furgon të tipit Volkswagen, në pronësi të shtetasit me inicialet R.LL, ka rezultuar se në brendësi të mjetit ishin fshehur mallra të padeklaruara.

Më pas nga një kontroll më i imtësishëm ka rezultuar se në furgon ishin fshehur një sasi e konsiderueshme ilaçesh. Menjëherë strukturat e Doganës kanë bërë bllokimin e këtij shtetasi dhe të mjetit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga