LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryemadhi paralajmëron Ramën/ Çdo protestë është një tullë më pak për ty

24 Nëntor 2018, 15:54, Aktualitet CNA
Kryemadhi paralajmëron Ramën/ Çdo protestë është

Në mbështetje të banorëve të Unazës së Madhe ka dalë edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi bashkë me forcën e saj politike.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Kryemadhi në një postim në rrjetet sociale, ku ndër të tjera ka akuzuar Ramën se me çdo lloj mjeti po përpiqet të ndalë protestën dhe kërkon të tërheqë vëmendjen prej saj.

Por ajo ka theksuar se çdo minutë, çdo orë dhe çdo ditë proteste kundër qeverisjes së tij është një tullë më pak në themelet e rrënuara të qeverisë së rilindjes.

?Edi Rama dhe veglat e tij po mundohen t?u heqin shqiptarëve edhe një nga pak të drejtat që u kanë mbetur, të drejtën e protestës.

Me kërcenime, keqpërdorimin e policisë, me gjuhën vulgare me të cilën iu drejtohet banorëve të Unazës së Re, ai më kot përpiqet të ndalë qytetarët të kërkojnë të drejtën e tyre.

I zhytur në batakun e kriminalitetit, frymëzuesi i shkatërrimit të Shqipërisë, çdo ditë shpik beteja dhe heronj imagjinarë me synimin e vetëm që të tërheqë vëmendjen nga protesta, e cila çdo ditë e më shumë gërryen themelet e pushtetit të krimit dhe oligarkëve. Fryma e rebelimit popullor është frika më e madhe e diktatorëve dhe si e tillë ajo e tmerron Edi Ramën, që prej muajsh vetëm menaxhon krizat e deputetëve të tij të inkriminuar dhe të klientëve të tij, që pasurohen me paratë e shqiptarëve.

Kryeministri i krizës, i rraskapitur nga skandalet e njëpasnjëshme tashmë ndodhet në grahmat e fundit të despotizmit të tij politik. Çdo minute, çdo orë dhe çdo ditë proteste kundër qeverisjes së tij është një tulle më pak në themelet e rrënuara të qeverisë së rilindjes?,- shkruan Kryemadhi.

Sipas Kryemadhit, fryma e rebelimit po e tmerron Ramën, ndërsa qytetarët kërkojnë vetëm të drejtën e tyre. Ajo shton se do jenë me protestën dhe banorët që nuk u blenë dhe as u shitën me gjithë përpjekjet e qeverisë.

?Asnjë dredhi politike, asnjë marrëveshje apo pazar i bërë jashtë syve të publikut, asnjë media e blerë apo e shitur, madje as mungesa apo pavarësia e institucioneve të drejtësisë nuk mund të ndalë rebelimin e qytetarëve, të cilët nuk kërkojnë asgjë më shumë se të drejtën që u jep kushtetuta.

Ndaj sot jemi me protestën, jemi me kurajon dhe forcën e atyre banorëve, që kanë 20 ditë që nuk ndalen në kërkesat e tyre, që nuk u blenë dhe as u shitën, madje as nuk u përçanë megjithë përpjekjet e qeverisë?,- përfundon kryetarja e LSI-së./ CNA.al

Lajmet e fundit nga