LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Jo celularë në shkolla/ Ministria e Arsimit ashpërson masat

24 Nëntor 2018, 08:38, Aktualitet CNA
Jo celularë në shkolla/ Ministria e Arsimit ashpërson masat

Ministria e Arsimit ka ashpëtrsuar masat sa i takon urdhërit që nuk lejonte përdorimin e telefonit celular në shkollë.

Pas urdhërit të parë, tashmë MAS ka nxjerrë edhe një tjetër udhëzim, i cili nuk lejon që aparati celular të merret me vete.

Udhëzimi nr.34, datë 16.11.2018 i ndalon fëmijët edhe t?i marrin me vete ato (mësuesit jo). ?Në mbështetje të nenit 102 të kushtetutës së republikës së Shqipërisë dhe nenit 6 të ligjit, 69/2012 ?Për sistemin arsimor parauniversitar?, udhëzoj: në mjediset e institucioneve arsimore parauniversitare është e ndaluar të disponohet telefon celular nga nxënësit dhe mësuesit?.

Ata që shkelin urdhrin e ministrisë do të përballen me penalizime që nisin me masë disiplinore për nxënësit dhe sekuestrim të telefonit, i cili përfundon në Policinë e Shtetit. ?Në rast të konstatimit të disponimit të telefonit celular nga nxënësit në mjediset e institucioneve arsimore parauniversitare, drejtoria e institucionit sekuestron telefonin celular dhe zbaton masa disiplinore sipas kuadrit ligjor në fuqi. Telefonat e sekuestruar depozitohen pranë institucioneve arsimore vendore përgjegjëse për arsimin parauniversitar. Masat e marra ndaj nxënësit i njoftohen me shkrim prindit ose kujdestarit ligjor të nxënësit?, citohet në udhëzim.

Urdhri për ndalimin e celularëve përfshin dhe mësuesit. Edhe për ta drejtoria e shkollës monitoron e ndëshkon, por vetëm në rast se e përdorin gjatë mësimit, dhe jo në ambientet brenda shkollës.

Lajmet e fundit nga