LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Helmimi i 8 punëtoreve të fasonerisë/ Reagon policia e Durrësit

24 Nëntor 2018, 16:31, Aktualitet CNA
Helmimi i 8 punëtoreve të fasonerisë/ Reagon policia e

Pas ngjarjes së rëndë në kompaninë e fasonerisë në Durrës, ku mbetën të helmuara 8 punëtore ka reaguar policia.

Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se në ambientet e brendshme të rrobaqepësisë , në një cep kanë qenë disa kondicionerë.

Sot disa punëtorë i kanë lëvizur kondicionerët për ti nxjerrë jashtë ambienteve të punës dhe dyshohet se gjatë lëvizjes kanë lëshuar gaz helium dhe ky ka qenë shkaku që punëtoret nuk janë ndier mirë nga ana shëndetësore.

Njoftohet se gjendja shëndetësore e punëtoreve është përmirësuar ku 6 prej të cilave kanë dalë nga spitali dhe 2 janë dërguar në spital në Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës është shoqëruar pronari i rrobaqepësisë, shtetasi italian G.S. dhe po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes./ CNA.al

Lajmet e fundit nga