LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Helmim masiv në Durrës/ 40 punonjëse me urgjencë drejt spitalit

24 Nëntor 2018, 13:14, Aktualitet CNA
Helmim masiv në Durrës/ 40 punonjëse me urgjencë drejt

Plot 40 punonjëse të një rrobaqepësie në qytetin e Durrësit janë dërguar në urgjencën e Spitalit të Durrësit me simptoma helmimi.

Urgjenca e Durrësit është mobilizuar për të sistemuar të helmuarat, pasi numri i atyre që i drejtohen spitalit sa vjen dhe shtohet.

Shkaqet e helmimit nuk dihen ende, ndërsa shumica prej grave janë paraqitur me marrje mendsh, kollë, dhe humbje ekuilibri. Në rast komplikacioni gratë do të dërgohen në Tiranë për një mjekim më të specializuar, ndërkohë për të zbuluar shkaqet disa prej pacienteve u është marrë gjaku për ekzaminim.

jo është një ngjarrje e përsëritur në qytetin e Durrësit, pasi dhe pak muaj më parë një numër i lartë punonjësesh u helmuan në një tjetër biznes fasonerie.

Lajmet e fundit nga