LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet e Lulit/ Në Vlorë emërohet biznesmeni, që ndërtoi pallatin e vjehrrit

23 Nëntor 2018, 17:01, Aktualitet CNA
Zgjedhjet e Lulit/ Në Vlorë emërohet biznesmeni, që

Genc Deromemaj, ndërtuesi në hije i familjes dhe përfaqësuesi i interesave klienteliste të së Lulzim Bashës, pritet të zgjidhet në krye të degës të PD në Vlorë.

CNA.al ka mësuar se Lulzim Basha ka çuar vetëm dy emra në garë për degën e Vlorës, biznesmenin e familjes së tij Genc Deromemaj dhe Gjergji Nikën. Në fakt duket më shumë një emërim i biznesmenit të familjes që ka përballë një rival formal.

Deromemaj është ish-kandidati i PD-së për bashkinë Vlorë që e çoi rezultatin në minus 15.500, katastrofë elektorale historike, një refuzim masiv i demokratëve dhe qytetarëve të Vlorës, për dërish Basha provokon duke e vënë në krye të degës.

Si pronar i kompanisë ?Ndërtuesi shpk?, Deromemaj ka përfituar një sërë tenderash nga Bashkia e Tiranës kur ajo drejtohej nga Lulzim Basha, siç janë rikonstruksione çerdhesh dhe kopshtesh. Deromemaj ka qenë nënkontraktor në ndërtimin e kompleksit të vjehrrit në detin Jon dhe për këtë është shpërblyer me punë shtesë. Ai është parë rregullisht në seancat gjyqësore, ndaj çështjes së këtij pallati ku vjehrri i Lulzim Bashës Xhafer Isufi, fitoi 16 milionë euro së bashku me ortakët e tij.

Për çdo demokrat vlonjat tashmë duket e qartë se cili është qëllimi i Lulzim Bashës, ai mendon dhe vepron për interesat e familjes së tij, biznesmenëve pranë tij, duke e përdorur PD-në e Vlorës si plaçkë për pazaret e tij financiare.

Po ndodh akti final i shkatërrimit përfundimtar të PD-së Vlorës, përzgjedhja e kandidatëve tregon se i vetmi qëllim i Bashës është nxjerrja nga shtrati i historisë i traditës, largimi i themelueseve, qendrestarëve, figurave, që në gjithë këto vite i dhanë dinjitet respekt e peshë asaj.

I atyre që bënë diferencën e siguruan më shumë mund sakrifica e përkushtim ato rezultate që bën diferencën në fitoret e saj në rang vendi.

Denci Deromemaj e Gjergji Nika janë dy kandidatet përzgjedhja e të cilëve tregon ç?thamë më lart, i pari humbi zgjedhjet për bashkinë Vlorë në vitin 2015 me diferencë 15500 vota i dyti me origjinë nga Shkodra, që do të drejtoj demokratet e Vlorës, ironi cinizëm dashakeqësi, që tani demokratët me dhimbje parashikojnë se kjo goditje finale në zgjedhjet e radhës do te jetë shkatërrimtare e për këtë ka vetëm një përgjegjës Lulzim Basha./ CNA.al

 

Dorëheqja e kreut të PD Gjirokastër/ Zbulohet skema

Zgjedhjet e Bashës/Tërhiqet nga rikandidimi kryetari i PD në Gjirokastër

Lajmet e fundit nga