LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vasili nuk kursehet ndaj Ramës/ Bushtër që pjell tërë lukuninë

23 Nëntor 2018, 11:03, Aktualitet CNA
Vasili nuk kursehet ndaj Ramës/ Bushtër që pjell tërë

Kryetari grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat ka prezantuar një video ku vite më parë kryeministri Edi Rama i premtonte banorëve mbrojtjen e banesave, pasi i kishin ndërtuar me mund e gjak.

Vasili u shpreh se shtëpitë që vite më parë Rama i ka mbrojtur me fjalë, sot po i shemb për të zhvatur qytetarëve dhe për të ushqyer oligarkët e tij.

Sipas tij, Rama është bushtra që pjell tërë lukuninë e hajdutëve në Unazën e Madhe.

“Kryetari i lukunisë së hajdutëve i ka thënë banorëve vite më parë se ata i kanë ndërtuar banesat me gjak.

Banesat janë ndërtuar me gjak dhe kanë vlerë të jashtëzakonshme, thoshte ai dikur.

Por pse ky eksitim, kjo gjuhë rrugaçërore. Sepse Rama do të ushqejë oligarkët e tij. Duhet ta dini të nderuar qytetarë që do të kemi një asfalt më të shtrenjtë se floriri.

Kjo është bushtra që pjell tërë lukuninë e hajdutëve. Lukunia po hungërin në dyert e çdo shqiptari”,- u shpreh Vasili./ CNA.al

Lajmet e fundit nga