LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nënë për herë të parë: Spikerja e njohur e lajmeve zbulon gjininë e binjakëve live

23 Nëntor 2018, 11:53, Aktualitet CNA
Nënë për herë të parë: Spikerja e njohur e lajmeve

Anjola Hamzaj është një nga spikeret më  të njohura të lajmeve në vendin tonë. Prej dy vitesh ajo është imazhi i edicionit informativ të orës 15:30 në televizionin ?Klan? , megjithatë pak dihet për jetën e saj jashtë kamerave.

E ftuar dje në emisionin ?Rudina? ajo zbuloi se është shtatzënë për herë të parë dhe prêt të bëhet nënë e dy binajkëve.

?Është hera e parë për mua. Jam në muajin e pestë, ndihem shumë mirë tani. Tre muajt e parë kam pasur ato simptomat e zakonshme. Tani jam më e qetë, por psikologjikisht jam në fazën që mbledh informacion, lexoj gjithë kohën, më duket sikur bëhesh edhe paranojake. Nëse më parë nuk doja t?ia dija kur bëhej një bisedë shtatzënie, tani jam shumë e vëmendshme, dëgjoj gjithë ?sy e veshë?, madje edhe pyes. Kam nisur fazën kur thuhet se shijohet shtatzënia?- u shpreh spikerja e njohur e lajmeve.

Më tej Anjola zbuloi se pret binjakë, një djalë dhe një vajzë.

?Pres binjakë, një djalë dhe një vajzë. Të gjithë kur e marrin lajmin janë shumë të lumtur, por unë në fillim kur mora lajmin e përjetova me shumë traumë. Sepse unë edhe vetë jam binjake me motër dhe jam rritur me mamanë time që më thoshte: Ç?kam hequr unë me ju të dyja. Më ishte ngulitur në kokë që është shumë e vështirë dhe nuk doja. Por e kalova, tani po shijoj anët pozitive. Nuk kam nisur ende përgatitjet, jam në fazën që nuk di asgjë?? tregoi ajo.

Lajmet e fundit nga