LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjuhë rrugaçësh për autizmin/ Si u bë miliarder, deputeti ish-doganier me dhjetëra apartamente e troje

23 Nëntor 2018, 10:42, Aktualitet CNA
Gjuhë rrugaçësh për autizmin/ Si u bë miliarder,

Deputeti i Rilindjes, Alket Hyseni disa ditë më parë përdori termin autik për sulme dhe sharje politike, gjë e cila ka sjellë jo pak reagime në rrjetet sociale, si nga qytetarët, psikolgët por edhe klasa politike. CNA.al reagoi me një shkrim direkt, ndërkohë edhe psikolgët në vend janë shprehur se deputeti i Ramës minimumi duhet të kërkojë falje publike dhe të japë dorëheqje.

Deputeti Hyseni, me një gjuhë rrugaçërore e përdori termin autist, për fyerje politike, duke treguar një papërgjegjshmëri ekstreme dhe injorancë politike.

Por, kush është Alket Hyseni, ish-doganieri që u bë deputet dhe ka një pasuri marramendëse.

CNA.al ka raportuar më parë rreth historisë së tij në dogana, në Partinë Socialiste, por dhe për lidhjet e tij klienteliste.

Në vitin 2000, Alket Hyseni, në atë kohë 24 vjeç, u bë punonjës i doganës së Kakavijës, ku mbushi thesin plot.

Pas largimit nga shërbimi në doganë, Alket Hyseni nisi punën lektor në disa universitete, por drejtonte edhe zyrën ligjore, ?Hyseni & Associates? deri në vitin 2014 kur i rikthehet punës në administratën shtetërore. Në zgjedhjet e 2017-ës, Alket Hyseni u bë deputet i qarkut të Vlorës, duke mbuluar Sarandën.

CNA.al më parë ka zbardhur edhe pasurinë e deputeti ish-doganier, i cili rezulton në miliona dollarë.

Alket Hyseni ka në zotërim shtatë apartamente banimi, ku më i vogli është me sipërfaqe 120 metra katrorë, ndërsa më i madhi ka një sipërfaqe prej  225.6 m2, dhe kanë kushtuar mbi gjysmë milioni euro.

Po ashtu ai zotëron edhe 8 garazhe, të cilat kanë kushtuar rreth 19 mijë euro si dhe prona të patundshme që kapin shifrën e mbi 200 mijë eurove.

Linku më poshtë sjell deklarimin e tij të pasurisë në para, toka garazhde dhe apartamente:

Zbulohet deputeti, ish-doganier me miliona dollarë pasuri

Përdori autizmin për sulm politik/ Kërkohet dorëheqja e Alket Hysenit

Kolegët ?kryqëzojnë? deputetin Alket Hyseni

Çmendet deputeti i Rilindjes/ Përdor autizmin si sharje politike, gazetari i përgjigjet

Deputeti kryqëzon Hysenin/ I kujton çmimin më të mirë

Përdori ?autizmin? për sulm politik/ Deputeti i Rilindjes thellon skandalin

Gjuhë rrugaçësh për autizmin/ Qytetarët ?masakrojnë? deputetin e Rilindjes

Deputeti i Rilindjes vazhdon fyerjen ndaj autizmit/ Nuk kërkon falje

Lajmet e fundit nga