Connect with Us

FOTO- Myslim Murrizi zby** Bashën/ Printon fletët e rikandidimit

Aktualitet

FOTO- Myslim Murrizi zby** Bashën/ Printon fletët e rikandidimit

Publikuar

-

“A do ketë këllqe të kandidojë”/ Murrizi sfidon publikisht Bashën

Kreu i Partisë Demokratike në Lushnjë dhe deputeti i qarkut të Fierit, Myslim Murrizi nuk ka pranuar të tërhiqet nga drejtimi i degës.

CNA.al më parë raportoi se Murrizit i ishte kërkuar largimi nga drejtimi i degës dhe vendosja e një tjetër emri në krye të saj.

Pas debateve dhe përplasjeve të forta me të deleguarit dhe vetë Lulzim Bashën, Murrizi ka vendosur të rikandidojë duke zbythur kryetarin e PD.

Mësohet se Myslim Murizi pas debateve dhe sherreve më Bashën nuk ka pranuar as të ketë rival. Ai ka printuar edhe fletën e votimit ku do jetë i vetëm si Enver Hoxha dikur.

Murrizi njihet si një nga mbështësit e Bashës, por ky i fundit po kërkon ta largojë. Përballë qëndresës së Myslimit pritet të ketë një tjetër skenar, por betejën e parë Luli tashmë e ka të humbur./ CNA.al

LEXO EDHE:  "Tërbohet" Basha/ Emisionet investigative vënë gjoba

“Dëshmorët” e zgjedhjeve të Lulit/Pas Bejkos në Gjirokastër bie edhe Myslym Murrizi në Lushnjë ?

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Zjarret rrezikojnë turistët në Turqi/ Evakuohen nga Bodrumi

Publikuar

-

Nga

Zjarret rrezikojnë turistët në Turqi/ Evakuohen nga Bodrumi

Në Turqi turistët e tronditur nxituan drejt brigjeve të detit të shtunën në pritje të varkave të shpëtimit pas urdhërave për evakuimin e disa hoteleve në vendpushimin e Bodrumit në Egje, ndërsa ajo zonë rrezikohet nga zjarret, njoftojnë mediat vendase.

Operacionet po drejtohen nga njësitë e rojes bregdetar ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje anijeve dhe jahteve private që të ndihmojnë në përpjekjet e evakuimit. Në atë rajon kanë shpërthyen zjarre të reja. Pamjet filmike tregojnë tymin dhe zjarrin që ka përfshirë një kodër afër bregut të detit.

Të shtunën numri i viktimave nga zjarret në qytetet mesdhetare të Turqisë shkoi në gjashtë vetë pasi humbën jetën dy punonjës të pyjeve, njoftoi ministri i shëndetësisë së atij vendi. Që nga e mërkuara zjarret në Turqi kanë djegur pyje dhe disa vendbanime, duke rrënuar fshatra dhe destinacione turistike dhe detyruar evakuimin e njerëzve.

LEXO EDHE:  Dyfytyrësia e Bashës/ Dje e quante përdhunues të zgjedhjeve, sot i “ulet në prehër” Gjiknurit

LEXO EDHE:  Çfarë rrëzoi beteja e PD/Republika e vjetër pranoi rrugën e asgjësimit

Ministri i bujqësisë dhe pyjeve, Bekir Pakdemirli, tha të shtunën se 91 nga 101 zjarret që shpërthyen mes erërave të forta dhe nxehtësisë përvëluese janë vënë nën kontroll. Autoritetet shpallën zona fatkeqësish lagjet e prekura nga zjarri në pesë provinca.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan vizitoi zonën të shtunën, duke inspektuar dëmtimet nga helikopteri.

Duke folur nga qyteti Manavgat, zoti Erdogan njoftoi se qeveria turke do të mbulojë qiratë për njerëzit e prekur nga zjarret dhe do të rindërtojë shtëpitë e tyre. Ai tha se taksat, sigurimet shoqërore dhe pagesat e kredisë do të shtyheshin për të prekurit dhe bizneseve të vogla do t’u ofroheshin kredi me zero interes./voa

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Kamëz/ Makina përplas këmbësoren, e moshuara përfundon në spital

Publikuar

-

Nga

Aksident në Kamëz/ Makina përplas këmbësoren, e moshuara përfundon në spital

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjene sotme në Kamëz.

Mësohet se një automjet ka përplasur një 62 vjeçare këmbësore.

E moshuara ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 31.07.2021, në Kamzë, mjeti me drejtues shtetasin M. H., rreth 48 vjeç, ka përplasur këmbësoren shtetasen F. K., rreth 62 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Ronela Hajati pushtohet nga e kuqja/Zjarr nga çdo anë

LEXO EDHE:  Ronela Hajati pushtohet nga e kuqja/Zjarr nga çdo anë

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

LEXO TE PLOTE

Bota

Franca përgatit ligjin për masat e reja kundër COVID-19

Publikuar

-

Nga

Franca përgatit ligjin për masat e reja kundër COVID-19

Zëdhënësi i qeverisë franceze Gabriel Attal njoftoi se ligji i ri për masat anti-COVID do të hyjë në fuqi më 9 gusht.

Ai sqaroi se do të ketë një “jave kalimtare” për institucionet që do i nënshtrohen ligjit të ri, në mënyrë që të krijohet përshtatja dhe toleranca ndaj këtyre rregullave.

Testi negativ i COVID-19, certifikata e vaksinimit ose prova që tregon se e ke kaluar virusin, në Francë cilësohen si një “pasaportë shëndetësore” dhe që prej 21 korrikut është e detyrueshme për vendet ku mblidhen më shumë se 50 persona.

LEXO EDHE:  Çfarë rrëzoi beteja e PD/Republika e vjetër pranoi rrugën e asgjësimit

Kjo pasaportë ka qenë subjekt i protestave kundërshtuese prej disa javësh.

LEXO EDHE:  Dyfytyrësia e Bashës/ Dje e quante përdhunues të zgjedhjeve, sot i “ulet në prehër” Gjiknurit

Një apel u paraqit me iniciativën e opozitës së majtë para Këshillit Kushtetues, me shpresën që kjo masë të censurohej, sepse konsiderohet si shkelje e lirive. Qeveria paraqiti një apel identik, por përkundrazi për ta vërtetuar atë në përputhje me parimet themelore të ligjit./euronews

LEXO TE PLOTE