LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha shkatërron përsëri garën për kreun e PD/ Ja si i eleminoi kundërshtarët

23 Nëntor 2018, 12:18, Aktualitet CNA

Pas urdhërit të nxjerrë nga ana e kryetarit të PD Lulzim Basha, për zhvillimin e zgjedhjeve në nivel strukturash të Partisë Demokratike në të gjithë vendin, duket se gara edhe këtë herë nuk ka qenë e pastër mes kandidaturave të përzgjedhura.

Për degën e Durrësit, mësohet se në Tiranë janë regjistruar plot 26 kandiatë, figura të rëndësishme të PD së Durrësit ndër vite, si Neritan Golja, Osman Stafa, Ardian Muka, Pëllumb Berisha, Sokol Kapidani, etj. Dhe pa asnjë lloj kriteri selektiv dhe skualifikues, burimet bëjnë me dije për gazetën ?Bulevard? se dy kandiatët që do jenë pjesë e proçesit që do të zhvillohet në datën 23 nëntor në ambientet e Pallatit të Kulturës në Durrës, janë Ferdinand Xhaferraj dhe Sokol Kapidani.

Në fakt lufta mes emrave që do të merrnin pjesë në këtë garë ka qenë e madhe, ku edhe vetë deputetët demokrat në Durrës, janë përplasur mbi emrat që do të bëheshin pjesë e garës. Ferdinand Xhaferraj, i preferuari i Bashës, dhe emri që u delegua për të drejtuar zgjedhjet, duket se ka patur qëllim final konfigurimin e emrit të tij në krye të demorkatëve të Durrësit. Burime për gazetën ?Bulevard? bëjnë me dije se është ?djegur? kandidati i mbështetur nga deputetja demokrate, Fatbardha Kadiu, pra Neritan Golja, i cili doli nga gara pa u bërë pjesë e saj zyrtarisht.

Tashmë ajo që është e vërtetë e kësaj ?gare? pa garë, është kandidatura fantazmë që do të përballet me Ferdinand Xhaferrajn, veprim i cili po nxit më shumë grupin ?Cara? që të largohen masivisht nga PD-ja e Durrësit. Mësohet se shkak i këtyre ndryshimeve të orëve të fundit është bërë fakti që Basha ka kuptuar se klani ?Cara? i ka dalë jashtë kontrollit, klan i cili sot përbën 80 % të strukturave të anëtarësisë së Partisë Demorkatike në Durrës. Dhe pikërisht nisur nga ky fakt, Basha, ka kundërshtuar kandidaturën e Neritan Goljas, i mbështetur dhe nga ana e Fatbardha Kadiut, që ka ndërhyrë te Basha për emrin tij. Në këto kushte, kandidatura e mundshme mbetet ajo e Sokol Kapidanit dhe Pëllumb Berishës, i cili pas regjistrimit fiktiv që do të kryejë në proçes, do të dalë nga gara, për ti hapur krahun fitores së Xhaferrajt, sipas udhëzimit të Bashës. Edhe Luan Hoti, nuk do të jetë pjesë e proçesit, një tjetër kandidaturë e ?djegur? për të marrë drejtimin e PD-së në Durrës, personazh i cili njihet për sponsorizimin e mitingjeve që ka bërë për Lulzim Bashën dhe PD-në.

Ajo që dihet deri më tani, është fakti që PD-ja e Durrësit nuk do të hyjë në garë serioze, por do të krijojë indicien e shpërbërjes totale të PD, në rang kombëtar në prag të zgjedhjeve, shpërbërje e cila do të nisë nga Durrësi, për t?u pasuar në gjithë vendin. Por gara fantazëm e zhvilluar brenda PD Durrës, nuk ka kaluar pa u anashkaluar dhe evidentuar edhe nga anëtarësia e saj, një prej të cilëve kryetar seksioni ka denoncuar për gazetën ?Bulevard?:

?Ne sot kishim zgjedhjet e seksioneve për kryetar dhe sekretar dhe pranohet të votojë kush të dojë, përveç anëtarëve të PD në seksionin tonë. Ku ke emrin dhe ti kanë votuar dhe kanë zgjedhur një njeri që as nuk ka qenë dhe as nuk është anëtar i PD dhe nuk egziston në listat e PD?.

Pas gjithë zgjedhjeve të zhvilluara brenda strukturave sot do të mbahen ato për zgjedhjen e kryetarit të degës, që me shumë gjasa fitues do të nxjerrin, Ferdinand Xhaferrajn, një skenar i mirëpërgatitur dhe i realizuar për një qëllim të vetëm, që degën e PD në Durrës, ta drejtojë ai. Priten supriza edhe gjatë proçesit, ndërsa monitorues të këtij procesi janë deputetë të PD, Armand Teliti, Arqile Gorea, etj. Një gjë është e sigurt, që PS do ta ketë edhe më të lehtë fitoren e zgjedhjeve lokale, duke patur parasysh përplasjet brenda PD dhe pakënaqësitë e krijuara edhe me këtë proçes. /Bulevard News

Lajmet e fundit nga