LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha paralajmëron kreun e ARRSH/ Do japësh llogari

23 Nëntor 2018, 12:14, Aktualitet CNA
Basha paralajmëron kreun e ARRSH/ Do japësh llogari

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta sot në drejtim të kryeministrit Rama në lidhje me projektin e ndërtimit të Unazës së re në Tiranë, të cilën e silësoi si një megavjedhje, sipas tij e iniciuar nga kryeministri.

?Afera është e Edi Ramës, është negociuar drejtpërdrejt nga Edi Rama. Përbëhet nga dy komponentë, rrëmbimi i taksave dhe rrëmbimi i pronës. Çdo ligj i mundshëm është shkelur.?-tha Basha.

Më tej Basha nuk ka kursyer edhe kreun e ARRSH, të cilin e paralajmëroi se do të japë llogari para ligjit.

?Kjo nuk mund të ndodhë vetëm në kokën e drejtorit të ARRSH i cili do japë llogari para ligjit. Kjo ndodh sepse në vjedhje është përfshirë Edi Rama. Hajduti që ka shkelur ligjin e prokurimeve është Edi Rama. Shumë rekord për Europën dhe ndoshta dhe SHBA-të ku çmimet e autostradave janë nga 5 deri në 8 herë më të ulëta. Ky është një projekt megavjedhje, megahajdutërie me Edi Ramën autori. I gjithë procesi i prokurimit është bërë u miratuar ligji?.-deklaroi kreu i PD, Lulzim Basha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga