LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet kush do ta "vrasë" Ervin Salianjin

22 Nëntor 2018, 12:25, Aktualitet CNA
Zbulohet kush do ta "vrasë" Ervin Salianjin

Dje tek Syri.net u raportua një lajm, sipas të cilit thuhej se deputeti i PD, Ervin Salianji është kërcënuar me jetë. U publikua një letër, e cila pretendohet se ka ardhur nga burgu dhe ku shkruhet për një Ervin, i cili do të vritej me Snajper. Personi në fjalë u identifikua si deputeti i Lulit, Ervin Salianji.

Lajmi u shpërnda në media, ndërsa ende nuk ka pasur një reagim zyrtar nga deputeti, për lajmin se ai është kërcënuar se do vritet me snajper, megjithëse në rrjet ka plasur humori dhe memet.

Gjithësesi CNA.al ka vëzhguar dhe ka mbledhur informacion, se kush mund ta vriste Ervin Salianjin.

Së pari mund të dojë ta vrasë Edi Rama, pasi ky i fundit ka shumë problematika me Ervinin, si luftëtar i madh që është kundër qeverisë.

Nga një letër e ardhur në redaksinë tonë shkruhet se ka disa mundësi për të zbuluar të vërtetën e kësaj ngjarje.

Së pari, Edi Rama të jetë dekonspiruar në operacionin e tij për ?eleminimin? e Ervin Salianjit, i cili duket se është ?luftëtari? më i madh kundër qeverisë pas dosjes ?Babale?.

Mundësia e dytë është që grupet armiqësore brenda PD-së, por që ndodhen afër Lulit, pra jo kritikët e Lulit, por ata që kandidojnë për Sekretarin e Përgjithshëm, post për të cilin aspiron Ervini, të kenë investuar për ?vrasjen? e tij.

Një mundësi  e tretë është që mediat afër Berishës të jenë tallur me Ervin Salianjin. Media të cilat kohë më parë publikuan edhe video-skandalin e tij erotik.

Së katërti, një mundësi është që deputeti ta këtë bërë vetë këtë lajm për të qënë në qendër të vëmendjes dhe për të mundur të fitojë sa më shumë pikë, kur po afron data e Kuvendit Kombëtar të PD-së, për të kapur post të rëndësishëm, megjithëse ai aspiron postin e Sekretarit të Përgjithshëm.

Në ditët në vijim pritet të zbardhen të tjera detaje, por për të zbuluar vrasësit e vërtetë presim edhe mendimin dhe opinionin e lexuesve tanë./ Satirë politike-CNA.al

Më poshtë po sjellim edhe disa meme:

Lajmet e fundit nga