LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Protestuesit turpërojnë Ramën/ E qëllojnë me këpucë

22 Nëntor 2018, 15:34, Aktualitet CNA
Foto-Protestuesit turpërojnë Ramën/ E qëllojnë me

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës tek spitali i Traumës, ku vizitoi policët, që mbetën të plagosur gjatë protestës së sotme të banorëve të Astirit është tentuar të qëllohet me këpucë.

Mësohet se protestues që ndodheshin para spitalit kanë tentuar të qëllojnë Ramën.

Njëri prej tyre hodhi këpucën në drejtim të tij, por truproja e Ramës arriti të shmangë goditjen drejt kryeministrit.

Në një prononcim për mediat Rama  tha se po bëhen kërcënime nga njerëz që do të largohen nga ajo zonë e Unazës së Re, por që sipas tij kjo sjellje e një pjese të banorëve rrezikon ti lërë ata edhe pa bonus qereja 3-vje çare.

Gjithashtu mësohet se personi që tentoi të qëllonte kryeministrin është ndaluar nga forcat e rendi dhe është shoqëruar në komisariat./ CNA.al

Më poshtë po ju sjellim fotot

 

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga