LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhuna në protestë/ Shkon në 12 numri i efektivëve të plagosur, dy në gjendje të rëndë

22 Nëntor 2018, 11:40, Aktualitet CNA

Protesta e banorëve të ?Astirit? para parlamentit është shoqëruar me tensione të forta paraditen e sotme, ku si pasojë 12 punonjës policie janë lënduar.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se aktualisht në Spitalin e Traumës po marrin mjekim 12 punonjës policie, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rëndë.

Protestuesit dëgjohen përgjatë gjithë kohës të thërrasin “Duam shtëpitë tona”, ndërkohë që, përkrah tyre ka pasur edhe fëmijë.

Protestuesit thonë se “Do i mbrojme shtepitë me gjak’, ‘Erion hajde këtu’, ‘Edvin hajde këtu”.  “Pas ‘Unazës së Re’ e ka radhën Shkoza e Paskuqani. Jemi një, nuk tërhiqemi. Duam shtëpitë tona”, shprehet njëri prej tyre. Nga përplasja mes protestuesve dhe policisë jashtë Parlamentit, është goditur në fytyrë edhe zv.drejtori i policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu. Ndonëse Policia vendosi si masë sigurie kordone, këto të fundit u shkatërruan nga përplasjet e vazhdueshme.

Lajmet e fundit nga