LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deklarata e fortë e Vasilit/ Paralajmëron fakte të tjera korruptive për Unazën e re

22 Nëntor 2018, 13:04, Aktualitet CNA
Deklarata e fortë e Vasilit/ Paralajmëron fakte të tjera

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas dhunës së ndodhur në protestën e sotme të banorëve të Astirit, para parlamentit.

Në një djalë për mediat, Vasili e cilësoi Ramën si një provokator, që sipas tij po ndërton antishtetin në Shqipëri.

?Rama është një provokator ordiner që po ndërton antishtetin në Shqipëri. Të dërguarit e Ramës kanë shkuar me sprajt në dorë për të shënjestruar shembjet. Rama damkos dyert e banorëve, si dikur nazistët në dyert e hebrenjve. Ky hajdut njollos shtëpitë e banorëve.?-tha Vasili.

Më tej, Vasili paralajmëroi se do të nxjerrë të tjera fakte skandaloze që lidhen me Unazën e re.

?Do të përvijojmë me fakte të tjera skandaloze për te Unaza e Re.  Të detyruar edhe nga provokimet më të ulëta të kryeministrit. Ky kryetar i lukunisë së hajdutëve quhet Edi Rama. Ai po ndërton anti-shtetin në Shqipëri. Pa iu marrë leje zhvillimi Këshillit të Territorit, ditë më parë u shkuan në shtëpi pa patur një vendim dhe një VKM. Keni përpara syve tuaj kemi damkosjen e dyerve me vulë të kuqe, siç bënin nazistët ndaj hebrenjve.   Ky kryeministër ka marrë çelësin kopil, që hap çdo derë. ky flet për shkencën, për naftën, por e vetmja gjë që ky flet sakët është hajdutëria.? tha deputeti Vasili.

Lajmet e fundit nga