LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Blendi Gonxhja “braktis Veliajn”/ Ja posti i ri që i ofron Rama

22 Nëntor 2018, 09:32, Aktualitet CNA
Blendi Gonxhja “braktis Veliajn”/ Ja posti i ri që i ofron Rama

Blendi Gonxhe, i cili deri tani mbante detyrën e kreut të Agjensisë për Parqet dhe Gjelbërimin pranë bashkisë së Tiranës do të jetë Drejtori i ri i Transportit Rrugor. Gonxhe është emëruar në krye të këtij institucione pas dorëheqjes së Arben Isarajt.

Blendi Gonxhe para pak kohësh ishte kreu i Agjensisë për Parqet dhe Gjelbërimin pranë bashkisë së Tiranës, por si duket ai ka hequr nga Veliaj për të qenë më afër kryeministrit, Edi Rama.

Kujtojmë këtu se Isarai u largua nga ky post për shkak se vëllai i tij u arrestua me një sasi të vogël droge në makinë. Në vend të tij u komandua menjëherë më pas Azbi Arapi, ndërsa Gonxhe si duket është zgjedhja përfundimtare e Ramës për të drejtuar Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR)

Lajmet e fundit nga