LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Vepër e djallit”, dhia lind krijesën e çuditshme pa gëzof gjysmë derrkuc-gjysme “njeri”

21 Nëntor 2018, 13:40, Kuriozitete CNA
“Vepër e djallit”, dhia lind krijesën e çuditshme

Një fermere nuk u ka besuar syve kur pa që dhia e tij kishte sjellë në jetë një krijesë të çuditshme pa gëzof, që ngjante si gjysmë gic dhe gjysmë njeri.

40-vjeçarja, Josephine Repique, tha se dhia mbarsë lindi më herët këtë muaj në një fermë të vogël në Sultan Kudarat të Filipineve.

Një nga të vegjlit e saj u hoq me anë të një cezariani, por kur krijesa tjetër e çuditshme doli, të gjithë mbetën në vend nga habia.

Kafsha e vogël pa qime ishte më e madhe se vëllai i saj i shëndetshëm dhe kishte një lëkurë të shndritshme të zbehtë. I vogli i çuditshëm i dhisë i kishte këmbët si të një derri dhe kishte gjithashtu edhe një kërthizë, ashtu si njerëzit.

Zonja Repique tha se i vogli ?dukej si një derr, me një përzierje njerëzore?.

Për fat të keq, nëna dhe dy të vegjlit e saj ngordhën duke shkaktuar frikë se dhia ishte një krijesë e deformuar e mallkuar nga djalli që ndjell fat të keq.

Por, ekspertët besojnë se dhia vuante nga një mutacion gjenetik në mitër.

Dr. Agapita Salces i Institutit të Shkencave të Kafshëve nga Universitetit i Filipineve tha:

Është një rast i mundshëm i mutacionit gjenetik. Është gjithashtu e mundur që nëna të ketë marrë një sëmundje të quajtur ethet e Luginës Rift nga pickimet e mushkonjave dhe kjo shkaktoi zhvillimin jonormal të foshnjës.?

 

Lajmet e fundit nga