LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ups! Mbretëresha acarohet nga veshjet e Meghan dhe i vendos rregulla strikte

20 Nëntor 2018, 23:05, Aktualitet CNA
Ups! Mbretëresha acarohet nga veshjet e Meghan dhe i vendos rregulla

Meghan Markle ende nuk ia ka marrë dorën si duhet protokollit të familjes mbretërore, sepse dihet që nuk është aspak punë e thjeshtë! Mirëpo, duket se veshja e Meghan ka irrituar shumë Mbretëreshën Elizabeth pasi shija e saj në modë nuk i përshtatet aspak rregullave të pallatit mbretëror. Sipas ?DailyMail?, Mbretëresha Elizabeth nuk është shumë e lumtur me zgjedhjet e Dukeshës së re, ndaj i kanë kërkuar të mos vishet më si yll Hollywood-i, por si pjesë e familjes mbretërore.

Konkretisht Mbretëresha Elizabeth ka tre ankesa kryesore!

Si fillim, Meghan duhet të heqë dorë nga ngjyra e zezë në evente, sepse nuk ka vdekur njeri që të vajtojë.

Së dyti, të ketë kujdes me gjatësinë e fustaneve, pasi një zonjë e familjes mbretërore nuk duhet të tregojë më shumë seç duhet.

Dhe e fundit, duhet të mbajë në kokë kapelen që i kërkohet në eventet e caktuara, sepse si duket që nuk janë në preferencën e Meghan.

Ehhh Meghan! Nuk është e lehtë të bëhesh pjesë e familjes mbretërore, kështu që nëse do dashurinë e Mbretëreshës, mos u bind po deshe!

Lajmet e fundit nga