LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali/ Rama mban “peng” dosjen që fundos Vangjush Dakon

21 Nëntor 2018, 11:51, Aktualitet CNA
Skandali/ Rama mban “peng” dosjen që fundos Vangjush Dakon

Partia Demokratike vijon të kërkojë arrestimin e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Në një deklaratë për mediat, deputeti i PD, Luan Baçi e cilësoi Vangjush Dakon si ?simbol të masakrës elektrorale?.

?Sot bëhet një muaj, që kur u provua se dosja 339 ekzistonte dhe, bashkë me të, provoheshin si të vërteta edhe denoncimet e Partisë Demokratike se qeveria e Edi Ramës është një qeveri ilegjitime, e dalë nga masakra elektorale e qershorit 2017.

Simbol i kësaj masakre është Vangjush Dako, kryetari i Bashkisë së Durrësit, i cili është kapur në përgjime duke blerë vota me bandat në shkëmbim të fuqizimit ekonomik të tyre.

Dosja  ?339?, e cila prej një muaji mbahet nën kontrollin e Edi Ramës në Prokurorinë e Krimeve të Rënda është prova që çon në burg Vangjush Dakon.?-tha Baçi.

Sipas deputetit demokrat, përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.

?Përgjimet në dosjen 339 provojnë zyrtarisht bashkëpunimin e Vangjush Dakos me bandën e Avdylajve për të vjedhur votat në Qarkun e Durrësit, në këmbim të favoreve jo vetem në bashkinë e Durrësit, por edhe kryeministri.?-deklaroi ndër të tjera deputeti Luan Baçi.

Lajmet e fundit nga