Connect with Us

Mesi në Bruksel/ Takim në Ministerialin për Reformën në Administratë Publike

Aktualitet

Mesi në Bruksel/ Takim në Ministerialin për Reformën në Administratë Publike

Publikuar

-

Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë Znj. Senida Mesi mori pjesë në Bruksel në Ministerialin e 9-të të Bordit Drejtues të Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA), i cili u pasua nga konferenca mbi “Përmirësimin e Administratës Publike Nëpërmjet Bashkëpunimit Rajonal”.

Në këtë konferencë ishin të pranishëm përfaqësuesit më të lartë nga vendet e Ballkanit Perëndimor që mbulojnë reformën në administratën publike, menaxhimin e financave publike dhe integrimin europian; partnerë ndërkombëtarë, si dhe përfaqësues nga Komisioni Europian, OECD/SIGMA dhe organizata të ndryshme rajonale dhe ndërkombëtare.

Gjatë kësaj konference, Znj. Mesi duke nënvizuar rëndësinë e një platforme të tillë e cila në qendër të saj ka bashkëpunimin rajonal dhe shkëmbimin e eksperiencave në fushën e administratës publike ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, theksoi faktin se ajo i shërben direkt çdo vendi pjesëmarrës në rrugën e integrimit europian dhe ndihmon rajonin ta bëjë atë një zonë shumë më të mirë për qytetarët tanë.

Teksa u ndal tek reforma në administratë publike në vendin tonë, Znj. Mesi shprehu gatishmërinë e plotë të qeverisë shqiptare për ta çuar akoma më përpara këtë proces historik në favor të qytetarëve shqiptarë. “Depolitizimi, meritokracia, profesionalizmi dhe programet e trajnimit për nëpunësit janë fusha ku kemi bazuar punën tonë, për të cilat besojmë fuqishëm se do të kontribuojnë direkt në plotësimin e pritshmërive të qytetarëve tanë në marrjen e shërbimeve publike”, shtoi ajo, duke nënvizuar faktin se ka një përkushtim të plotë në drejtim përballimit të çdo sfide me qëllim uljen e korrupsionit dhe rritjen e efiçiencës në marrjen e shërbimeve publike.

Gjatë vizitës në Bruksel, Zëvëndëskryeministrja Mesi zhvilloi një takim gjithashtu me Drejtorin e Përgjithshëm për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit në Bashkimin Europian , Z. Christian Danielsson. Në fokus të takimit ishte perspektiva europiane e Shqipërisë, rëndësia e bashkëpunimit rajonal, si dhe thellimi i mëtejshëm të tij në të mirë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

LEXO EDHE:  Nishani i kthehet Ramës/ Populli po zien nga zemërimi, do jenë të pamëshirshëm!

Teksa nënvizoi përpjekjet e vazhdueshme që po bën Shqipëria në drejtim të reformës në administratës publike dhe përmirësimit të ofrimit të shërbimeve publike nëpërmjet proceseve të digjitalizimit dhe derregullimit, Znj. Mesi u shpreh se: “Bashkërendimi i reformave të lartpërmendura me reformën në drejtësi dhe luftën ndaj krimit të organizuar, do të shërbejnë si katalizator i investimeve të huaja direkte dhe si shtysë ndaj integrimit të mëtejshëm të Shqipërisë në familjen europiane”.

Nga ana tjetër, Z. Danielsson nënvizoi faktin se BE-ja mbetet partner i vendit tonë dhe mbështetës i rëndësishëm në rrugën e pakthyeshme të integrimit dhe thellimit të reformave.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Një grua zë vendin e parë në listën e Korçës/ Kush është kandidatja e PS-së

Publikuar

-

Nga

Gjatë një konference për mediat, kryeministri Edi Rama ka prezantuar kandidatët e Parrtsë Socialiste për secilin qark.

Mes të tjerave, Rama prezantoi edhe kandidaten që do të jetë e para në listën e Korçës.

Kreu i qeverisë bëri të ditur se vendin e parë në listë do ta zerë Eni Zake, e cila mban postin e anëtares së Këshillit Bashkiak të këtij qyteti dhe është administratore e Universitetit të Korçës.

“Eni Zake do jetë në Korçë: Anëtare e Këshillit Bashkiak dhe Administratore e Universitetit të Korçës. Komitetit korçar i jepet një mesazh i qartë”, theksoi Rama.

Në vitet 2005–2014 Zake ka punuar si Përgjegjëse e Sektorit të Financës dhe Personelit në radio-televizionin publik “KORÇA”.  Për një periudhë 10-vjeçare (2005 –2015) ajo ka punuar edhe si pedagoge e ftuar (part-time) në Universitetin “Fan. S. Noli“ të Korçës.

LEXO EDHE:  Rama njofton në orët e para të mëngjesit/Sot takim me Presidentin Trump

LEXO EDHE:  Takimi me Yuri Kim/ Topalli flet për CNA.al, zbulohet çfarë diskutuan

Në periudhën 2014-2017 punoi si Drejtore e Degës së Thesarit, Korçë (Ministria e Financave) dhe aktualisht prej prillit 2017 si Administratore në Universitetin e Korçës.

Zake është anëtare e PS, delegate për Kongresin në Forumin e Gruas Socialiste, aktiviste dhe pjesëmarrëse në takime me organizatat e partisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dritan Leli i refuzoi propozimin/ Rama: Është zgjedhja e tij!

Publikuar

-

Nga

Dritan Leli i refuzoi propozimin/ Rama: Është zgjedhja e tij!

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për mediat, është pyetur dhe për refuzimin e kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli për të qenë në listën e kandidatëve për deputetë të PS në Vlorë.

Rama tha se është e vërtetë që e ka propozuar, por ai nuk e ka parë të arsyeshme.

 “Në formimin e një skuadre ka dinamika të brendshme. Këtu nuk ka rëndësi fare se çfarë ka menduar njëri apo tjetri. Është e vërtetë që unë i kam propozuar që ai të bëhet pjesë e skuadrës, nuk e ka parë të arsyeshme, është zgjedhja e tij. Me të, pa të skuadra jonë në Vlorë do realizojë objektivin bazë dhe do shkojë shumë afër objektivit maksimal që është plotësisht i mundur sipas meje, s’ka asnjë problem”, deklaroi Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama nuk harron Erion Braçen/ I pari në listën e Fierit

Publikuar

-

Nga

Rama nuk harron Erion Braçen/ I pari në listën e Fierit

Listën e Partisë Socialiste në Fier do ta kryesojë zv.kryeministri Erion Braçe.

Kështu u shpreh kryeministri Rama gjatë prezantimit në selinë e PS.

Rama tha se kjo do të jetë një skuadër që ka edhe palcën e PS, por edhe frymëmarrje me figura të reja.

“Zgjeron kufijtë e PS. Është një skuadër që ka të gjithë palcën e PS por edhe një frymëmarrje shumë më të madhe që shkon përtej organizmit. Duke e bërë PS pasqyrë të shoqërisë, të gjitha kategorive”, shpreh Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE