LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I riu vë me shpatulla pas muri Bashën/ Ju po na detyroni të ikim

21 Nëntor 2018, 20:04, Aktualitet CNA
I riu vë me shpatulla pas muri Bashën/ Ju po na detyroni të ikim

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është vënë me shpatulla pas muri nga një i ri gjatë forumit ?Studentët për qeverisjen e mirë?.

Gjatë fjalës së tij Basha foli për sukseset e tij si student në Hollandë. Pas kësaj i riu, që mori fjalën i tha se ?Ju të gjithë si politikanë jeni të përfolur për afera?.

?Ju të gjithë si politikanë jeni të përfolur për afera. Dhe ky perceptim për politikanë si ju, është një nga arsyet pse të rinjtë largohen nga vendi?,- i ka thënë i riu Bashës.

Kreut të PD-së, për disa minuta iu tha pështyma dhe më pas vazhdoi duke thënë se ai ishte një nga të rinjtë që ka qenë pro hapjes së Shqipërisë komuniste dhe se ka pasur fatin të studionte në Holandë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga