LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekskluzive/ Basha do rikthehet në Parlament

21 Nëntor 2018, 16:42, Aktualitet CNA
Ekskluzive/ Basha do rikthehet në Parlament

Partia Demokratike do e braktisë bojkotin në limitet e fundit të afateve që ka ligji dhe do t?i rikthehet parlamentit për të mos djegur mandatet e deputetëve.

CNA.al ka mësuar se Lulzim Basha, tashmë e ka marrë vendimin e rikthimit,  por bojkoti vazhdon për të rritur edhe më shumë tensionet politike, ndërkohë që bojkoti nuk ka pasur asnjë efekt . Mazhoranca ka kaluar e qetë të gjithë ligjet, përfshi këtu edhe atë të shembjes së Teatrit Kombëtar. Tani s’ka ngelur gjë tjetër veç ?Buxhetit?, oponencën e të cilit Basha nuk po e bën fare, përjashto disa dalje dhe kritika të Jorida Tabakut.

Basha rikthimin në parlament do ta justifikojë më aleatët, por edhe me faktin se djegia e mandateve ishte një lëvizje bosh. Ajo mund të sillte pasoja sepse s’ka asnjë garanci që paraardhësit nuk rrëmbejnë mandatit.

Por një problematikë janë dhe zërat kundër bojkotit. CNA.al komunikoi më të paktën 6 përfaqësues të PD-së në parlament dhe të gjithë ishin kundër djegies së mandateve dhe bojkotit të mëtejshëm.

?Nuk ka asnjë vlerë nuk ka dhënë asnjë efekt. Përkundrazi kemi humbur shumë pasi nuk kemi shfrytëzuar hapësirat parlamentare për tu fshirë në debat dhe dhënë alternativat tona?, tha një deputet i PD për CNA.al.

Sot një zë tjetër kundër bojkotit ka qenë Fatmir Mediu, ai ka kontestuar vazhdimin e bojkotit nga PD, cka tregon se Mediu është aleati i dytë që del hapur kundër Lulzim Bashës, që ka filluar një bojkot pa një vendim nga grupi parlamentar apo kryesia e PD.

Kusht i vetem i Lulit, si justifikim për rikthimin ka ngelur Vettingu i politikanëve që duket se nuk ja kanë pranuar as përfaqesuesit e Komisionit të Venecias.

Më herët kundër djegies së mandateve dhe bojkotit është shprehur edhe LSI, e cila ka përjashtuar djegien e mandateve dhe vazhdimin e bojkotit që momentin e parë kur është artikuluar kjo tezë.

Lulzim Basha pritet që të rikthejë PD në parlament në afatet e fundit të djegies së mandateve të deputetëve, shumica e të cilëve kanë dalë kundër vazhdimit të bojkotit, tani kundër janë edhe aleatët që kanë nxjerrë zbuluar strategjinë e dështuar të kreut të PD-së, i cili duket i vetmuar në lëvizjen e tij të dështuar se gjoja me bojkot do krijonte frymë dhe fitonte mbështetje me te madhe brenda PD-së, në prag të zgjedhjeve lokale.

Tashmë duket i braktisur edhe nga ata që i vendosi vetë në lista, me apo pa para, me apo pa urdhrin e kunatit dhe familjes./ CNA.al

Lajmet e fundit nga