Connect with Us

Basha dhe Kryemadhi përplasen për protestën/ Secili në hallin dhe pazarin e vet

Aktualitet

Basha dhe Kryemadhi përplasen për protestën/ Secili në hallin dhe pazarin e vet

Publikuar

-

Basha dhe Kryemadhi njohin Kuvendin/ Shpallin grupet parlamentare

Banorët e zonës së “Astirit” në Tiranë kanë tre javë në protestë. Ata kërkojnë shpronësim dhe dëmshpërblim me vlerën e tregut për objektet e tyre të ndërtuara pa leje dhe një pjesë e tyre të legalizuara.

Kësaj proteste i është bashkuar dhe opozita. Vetë Lulizm Basha ka shkuar të paktën dy herë dhe çdo ditë çon deputetët e tij. Basha ka folur disa herë dhe ka zhvilluar dhe aksionin e tij politik. Sapo Luli u shfaq protesta mori tjetër formë, nga një reagim kundër qeverisë u spostua në protestë kundër Erjon Veliajt, kryebashkiakut të Tiranës.

Kjo u bë edhe me aksion dhe përplasje në dyert e Bashkisë. Pse shkuan protestuesit, kush i çoj tek Veliaj? Bashkia e Tiranës nuk ka asnjë përgjegjësi në atë investim dhe Lali futet si pykë për të pasur benefite elektorale, ndërkohë banorët ishin të qartë se ai ishte investim i qeverisë dhe proçedurat ishin kryer nga ARRSH.

Ky ndryshim drejtimi nga qeveria dhe Edi Rama, tek kërcënimet me vdekje të Veliajt, erdhi me urdhër të Bashës, si një linjë që duhej pasi po afrohen zgjedhjet lokale.  Por në fakt Basha duket se shërbeu si zjarrfikës i urrejttjes popullore ndaj qeverisë edhe njëherë tjetër, pas protestës të kuksinëve për Rrugën e Kombit. Basha me lëvizjen e tij fiku zjarrin anti qeveritar si një ndihmë direkte për Edi Ramën, si pjesë e asaj marrveshjeje në 17 maj 2017. Këtë skemë e zbuloi dje vetë bashkëkryetarja e opozitës Monika Kryemadhi.

Dje kryetarja e LSI, pas tre javësh u shfaq tek protesta e banorëve të “Astirit”. Pas takimit ajo mbajti edhe një qëndrim publik për mediat, ku tha se përgjegjës ishte Edi Rama dhe nuk tha asnjë fjalë ndaj kryebashkuakut Veliaj. Më shumë akuzoi dhe një ndërtues Salillarin, të cilit dukej sikur i thoshte: Po ne pse nuk na dhe ca nga këto që ke marrë?

Kështu lexohej deklarata e djeshme e Kryemadhit me kërcënim ndaj Ramës dhe firmës ndërtuese. Ndryshe nga Basha, zonja Kryemadhi ishte shumë e kujdeshme që Bashkinë  Tiranë dhe Veliajn, të mos e zinte aspak në gojë. Marrëdhënia e Veliajt me LSI-në dhe ndihma që kjo e fundit i jep sa herë ka ai probleme në Këshillin Bashkiak të Tiranës është e ditur, për “hallet” dhe problemet që zgjidh Meta dhe Kryemadhi çdo ditë me Veliajn.

LEXO EDHE:  Rikthehet marrëveshja/ Basha i kërkon Ramës të futet në qeveri

Dalja e djeshme publike e kryetares së LSI tregoi hapur se kemi një opozitë të ndarë për të njëjtën çështje, njëra pjesë, më e madhja  e ka me Erion Veliajn dhe pjesa e vogël, ajo që solli në pushtet Rilindjen e ka me Edi Ramën dhe biznesin. Secili sipas hallit të vet apo miqesisë dhe pazarit që ka gjetur.

Luli ka marrëveshjen me Ramën, e heq vëmendjen e banorëve nga qeveria e çon tek Bashkia Tiranë. Monika e ka me Veliajn, e heq nga Bashkia e çon tek qeveria. Njëri i bie gozhdës dhe tjetri patkoit. Të dy në pazaret e tyre, por të paktën opozitarët dhe shqiptarët presin që qëndrimet t’i unifikojë opozita se mund të ndodhë që del Grida Duma dhe thotë fajin e kanë kritikët e Lulit.

Publikisht më qëndrimet e mbajtura po duket si një betejë e çdo segmenti opozitar për hallin e vet dhe jo të qytetarëve që protestojnë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Sherr mes dy personave në Tiranë/ Njëri përfundon në komisariat, tjetri arratiset

Publikuar

-

Nga

Sherr mes dy personave në Tiranë/ Njëri përfundon në komisariat, tjetri arratiset

Një sherr mes dy personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:10 në rrugën e Kavajës, për motive ende të paqarta.

Dy personat që u përfshinë në sherr janë shtetasit me inicialet R. L. dhe A. M.

Sipas policisë personi me inicialet A. M. është shoqëruar në Komisariat për sqarimin e konfliktit, ndërsa R. L. është larguar menjëherë nga vendngjarja me një makinë.

LEXO EDHE:  “Komunistët në kryesi si mizat në m*t”/ Murrizi lëvizje të re politike! Koalicion me Bashën?

LEXO EDHE:  Kryemadhi për donacionet/ Çdo euro të administrohet me transparencë

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e personit që u arratis./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Përshkallëzohet më tej konflikti/ Izraeli sulmon tunelet e Gazës

Publikuar

-

Nga

Përshkallëzohet më tej konflikti/ Izraeli sulmon tunelet e Gazës

Të premten Izraeli ndërmori sulme të gjera ajrore dhe me artileri ndaj një rrjeti tunelesh nëntokësore që ndodhen në Gaza, të cilat strehojnë militantë palestineze. Përshkallëzimi i luftimeve vjen mes sulmeve të vazhdueshme me raketa ndaj qyteteve izraelite.

Zëdhënësi i ushtrisë së Izraelit, nënkolonel Jonathan Conricus tha se ky është operacioni më i madh kundër një objektivi specifik që nga fillimi i konfliktit, gjatë të cilit u përdorën 160 avionë, tanke e artileri.

Kjo shënon ditën e pestë të përpjasjeve më të ashpra mes Izraelit dhe militantëve të Gazës që nga viti 2014.

Grupi militant i Hamasit i nisi sulmet me raketa ndaj Jeruzalemit dhe Tel Avivit si hakmarrje ndaj përplasjeve të policisë izraelite me palestinezët pranë xhamisë Al-Aksa në Jeruzalem.

Sipas zyrtarëve palestinezë të shëndetësisë të paktën 119 persona janë vrarë në Gaza, mes tyre 31 fëmijë dhe 19 gra, ndërsa 830 të tjerë janë plagosur.

Autoritetet izraelite thanë se numri i të vdekurve në Izrael vazhdon të mbetet në tetë, mes tyre një ushtar që patrullonte kufirin e Gazës, gjashtë civilë izraelitë, përfshirë dy fëmijë dhe një punëtor indian.

Kreu i Gjykatës Penale Ndërkombëtare paralajmëroi se personat e përfshirë në akte që kanë shkaktuar gjakderdhje mund të jenë shënjestër e hetimeve për krime të dyshuara lufte.

LEXO EDHE:  Protesta e 13 majit/Basha takon aleatët

LEXO EDHE:  Kryemadhi për donacionet/ Çdo euro të administrohet me transparencë

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha se kishte raportime për më shumë se 200 objekte strehimi të shkatërruara apo të dëmtuara rëndë dhe se qindra njerëz po përpiqeshin të strehoheshin në shkolla në veri të Gazës.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të enjten se fushata “do të kërkojë më shumë kohë”.

Zyrtarët izraelitë thanë se përpara çdo armëpushimi, i duhet dhënë një goditje e fortë frenuese Hamasit, grupit më të fuqishëm militant islamik të Gazës.

Presidenti amerikan Joe Biden bëri thirrje të enjten për ulje të tensioneve dhe tha se donte të shihte një reduktim të ndjeshëm të sulmeve me raketa./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Tensioni mes Izraelit dhe Palestinës nxit reagime në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Konflikti izraelito-palestinez nxit reagime në Kosovë

Tensionet dhe më pas përleshjet ndërmjet forcave të Izraelit dhe palestinezëve në Jerusalemin Lindor, të cilat në ditët e fundit janë përshkallëzuar në luftime të ashpra, kanë nxitur reagime në Kosovë, kryesisht përmes rrjeteve sociale. Madje, të premten, më 14 maj, në Prishtinë u mbajt një marsh mbështetës për palestinezët, ku u kërkua që të ndalen luftimet dhe të lirohen të burgosurit.

Tensionet janë rritur për shkak të xhamisë Al-Aksa – që është vendi i tretë i shenjtë në fenë islame – dhe për dëbimin potencial të palestinezëve nga shtëpitë dhe tokat e tyre, ku janë planifikuar që të ndërtohen vendbanime hebreje.

Reagimet në opinion, për dhe kundër të dyja palëve, janë shënuar përmes komenteve në shkrimet e publikuara nga Radio Evropa e Lirë në Facebook, të cilat kanë pasqyruar ngjarjet dhe zhvillimet e ditëve të fundit në Jerusalem. Ky qytet ka qenë cak i raketave të gjuajtura nga militantët palestinezë, ndërkaq që në Rripin e Gazës, ushtria izraelite, përmes sulmeve ajrore ka pasur për cak militantët palestinezë. Luftimet izraelito-palestineze të ditëve të fundit, kanë rezultuar me dhjetëra të vrarë, të plagosur dhe të lënduar nga të dyja palët.

Komentet për dhe kundër palëve në konflikt

Komente të llojit: “Free Palestina” (Liri për Palestinën), “Zoti i shkatërroftë zullumqarët”, “Mallkuar qoftë Natanjahu”, “Jerusalemi i takon shtetit palestinez dhe do të jetë kryeqytet i tyre”, kanë shprehur mbështetjen e disa prej komentuesve për palestinezët.

Ndërkaq disa komentues të tjerë kanë shpreh mbështetjen për Izraelin përmes komenteve sikurse: “Rroftë sa malet Izraeli”, “Hamasi është një grup përçarës që e nxitë luftën civile”, “Mos harroni se Palestina është kundër Kosovës”, e të tjera. Por, janë shënuar edhe komente të paanshme, sikurse “Ju ka çuar Zoti peshë, ndaleni këtë luftë” ose “O shqiptarë, i keni ndreqë ju punët e juaja, vetëm Palestina ju ka mbetur mangut”.

Islami: Çdo konflikt i përgjakshëm krijon emocione

Por, çfarë e shkakton gjithë këtë vëmendje në Kosovë ndaj konfliktit izraelito-palestinez?

Nehat Islami, drejtor ekzekutiv Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, si dhe ish-korrespondent nga Kosova në Lindjen e Mesme, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë shpreh mendimin që reagimet e komentuesve në rrjetet sociale lidhur me këtë konflikt janë normale. Sipas tij, fillimisht, gjenerata të tëra të qytetarëve të Kosovës e kanë përcjellë në vazhdimësi çështjen palestineze. Jo rrallë sipas tij, shqiptarët e Kosovës, me të drejtë ose pa të, e kanë krahasuar çështjen e pazgjidhur të tyre në kuadër të ish-Jugosllavisë, me çështje e pazgjidhur të palestinezëve. Por, situata e tanishme në konfliktin izraelito-palestinez, është ndryshe.

“Tani është një problem i natyrës humanitare, i natyrës ku njeriu nuk e ndjen veten mirë kur sheh të vdekur nga të dyja anët. Kjo është e natyrshme, sepse çdo konflikt i përgjakshëm krijon emocione, aq më parë te ne që e kemi përjetuar vet gjatë kohës së sundimit të serbëve, gjatë viteve 90. Do të thotë që megjithatë ekziston një solidaritet që kjo çështje, që kjo gjakderdhje të përfundojë dhe të zgjidhet politikisht ky problem, i cili është vërtetë shumë i vështirë”, theksoi Islami.

Hasani: Reagime që shkaktojnë dëme të pariparueshme

Përveç reagimeve përmes komenteve në rrjete sociale lidhur me konfliktin izraelito-palestinez, ka reaguar edhe Bashkësia Islame e Kosovës.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, përmes një shkrimi në Facebook, më 11 maj, ka thënë se ka përcjellë me shqetësim “eskalimin e situatës në Jerusalem që filloi me dëbimin e dhunshëm të palestinezëve nga shtëpitë e tyre në Sheik Jarrah, për të vazhduar me atakimin dhe përdhosjen e institucionit të xhamisë së shenjtë Al-Aksa”.

LEXO EDHE:  “Sulm terrorist tek Teatri Kombëtar”/ Juristja bën paralajmërimin e fortë, kallëzim ndaj Lleshajt, Veliut dhe Veliajt

LEXO EDHE:  Shpërthen deputeti demokrat: Ky parlament ka vdekur... Gjeniu "gjenital" pretendon...

“Shpreh brengën time të thellë dhe të besimtarëve myslimanë për dhunën e ushtruar ndaj banorëve palestinezë në Jerusalem dhe në territoret palestineze”, ka shkruar Tërnava.

Ismajl Hasani, profesor i Sociologjisë së Religjionit, thotë për Radion Evropa e Lirë se në mediat sociale ka pasur reagime, siç i quan ai, “të pakripë”, për ose kundër njërës apo palës tjetër në konflikt, nga njerëz që potencialisht nuk kanë informacion dhe njohuri për zonën e konfliktit, e cila sipas tij, në esencë është çështje gjeostrategjike. Qasjet e tilla, sipas tij, sjellin mjaft dëme.

“Dëmet e pariparueshme që mund të bëhen janë nga reagimet jo vetëm nëpër portale, por edhe nga reagimet në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës. Kryemyftiu, me deklarimin pro palestinezëve, përkatësisht u vu në mbrojtje të palestinezëve, pa pasur informacione. Mbase edhe mund të ketë informacione, por Kosova është aq e vogël dhe me aq potenciale modeste, në të gjitha aspektet, sa që nuk e ka luksin as niveli qeveritar që të prononcohet për ose kundër”, theksoi Hasani.

Paradokset e thellimit të kundërshtive

Megjithëse Izraeli e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ndërkohë që autoritetet palestineze nuk e kanë bërë këtë, komentet në rrjete sociale në favor të palestinezëve, sipas Nehat Islamit, janë reflektim i lirisë së shprehjes nga ana e qytetarëve.

“Është liria e mendimit. Prandaj unë nuk shoh asgjë të keqe aty, nëse dikush mendon ashtu apo kështu. Dihet një gjë që populli shqiptar, në përgjithësi, kudo qoftë, është gëzuar shumë me rastin e njohjes në mes të Kosovës dhe Izraelit dhe llogaritet që kjo njohje do të sjellë suksese edhe ekonomike, por edhe politike. Ndërsa për sa i përket Palestinës, është çështje e sentimentit që ka mbetur, por jo e ndonjë interesi të ndërsjellë”, theksoi Islami.

Megjithatë, sociologu Ismail Hasani, vlerëson se reagimet e komentuesve në rrjete sociale nuk duhet neglizhuar dhe praktikat kanë treguar se ato mund të çojnë drejt ndarjeve në shoqëri, por edhe të jenë stimuluese për individë të caktuar, pikëpamjet e të cilëve kanë sfond fetar, që t’i bashkëngjiten konflikteve të huaja. Pas gjithë këtyre reagimeve, sipas tij, është i domosdoshëm një reagim i matur i Qeverisë së Kosovës, për të shprehur qëndrimin institucional lidhur me përplasjet e fundit izraelito-palestineze.

“Reagimi institucional, mbase do të ndikonte në zbutjen e këtyre përplasjeve (të komentuesve në rrjete sociale), që çojnë ka krijimi i taborreve të kundërta e që më vonë ekziston rreziku edhe i thellimit të këtyre kundërshtive, që kam drojën se mund të përsëritet Siria e dytë”, theksoi Hasani. Ai shtoi se në konfliktin brenda Sirisë, kanë marrë pjesë një numër i caktuar i qytetarëve të Kosovës.

Lidhur me përplasjet e dhunshme të fundit izraelito-palestineze, Qeveria e Kosovës, deri më tash nuk ka reaguar për të shprehur çfarëdo qëndrimi.

Liderë të ndryshëm të botës u kanë bërë thirrje palëve për t’i dhënë fund dhunës në Jerusalem.

Së fundmi, përleshjet ndërmjet forcave izraelite dhe palestinezëve nisën mbrëmjen e 7 majit. Mbi 220 persona, shumica palestinezë, u lënduan, pasi policia izraelite hyri në xhaminë Al-Aksa pasi thanë se palestinezët kishin hedhur në drejtim të tyre gurë dhe fishekzjarrë.

Izraeli e konsideron gjithë Jerusalemin si territor të vetin dhe si kryeqytet të pandashëm, derisa palestinezët kërkojnë që pjesa lindore të jetë kryeqyteti i shtetit të tyre në të ardhmen.REL

LEXO TE PLOTE