Connect with Us

Terror në shkollë/ Nxënësit e aksidentuar denoncojnë drejtoreshen dhe kryetaren e Bashkisë

Aktualitet

Terror në shkollë/ Nxënësit e aksidentuar denoncojnë drejtoreshen dhe kryetaren e Bashkisë

Publikuar

-

Një tjetër denoncim është publikuar sot nga ish-kryeministri Sali Berisha, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Berisha ka publikuar mesazhin e një nxënësi, i cili u aksidentua pak ditë më parë gjatë një eskursioni që sipas tij ishte organizuar nga drejtoresha e shkollës dhe kryetarja e Bashkisë. Sipas denoncimit, drejtoresha e shkollës dhe kryetarja e Bashkisë, po suhtrojnë terror psikologjik ndaj nzënëzve që të mos japin prononcime për mediat.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Raportet ndërkombëtare/ Ilir Meta: Rama meriton 10 me yll

Publikuar

-

Nga

Raportet ndërkombëtare/ Ilir Meta: Rama meriton 10 me yll

Presidenti Ilir Meta ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, teksa po fliste për çështjen e integrimit europian dhe për kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Meta tha në forumin “Biseda për tranzicionin” se Rama meriton notën 10 me yll për manipulimin e raporteve ndërkombëtare.

Sipas tij, Qeveria ka dalë nga kontrolli i popullit dhe po përpiqet ta intimidojë e frikësojë atë.

Jam ende në krye të detyrës nuk di ta them si do mbahem mend, por me kënaqësi e them se pas largimit të opozitës nga Kuvendi dhe mos futjen në zgjedhje, pas përpjekjeve sistematike të kryeministrit për kapjen e Gjykatës Kushtetuese, Presidenti ishte i vetmi institucion që punonte që demokracia të mos binte në blackout.

Rama meriton 10 me yll se ka manipuluar raportet ndërkombëtare, sikur këtu po bëhej çudi me reformat, ne e dinë se po të kishte ecur kështu me reformat do na ishin çelur negociatat. Qeveria ka dalë nga kontrolli i popullit, përpiqet ta intimidojë e frikësojë popullin. Ky nuk është tipari i një vendi demokratik. Ne as pas 2025 nuk i çelim dot negociatat”, deklaroi Kreu i Shtetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Habia në KQZ/ Konfliktet do shqyrtohen sipas Kodit të Procedurave Civile!

Publikuar

-

Nga

Habia në KQZ/ Konfliktet do shqyrtohen sipas Kodit të Procedurave Civile!

Pas miratimit të tre Rregulloreve si pjesë e akteve nënligjore që duhen hartuar dhe miratuar nga KQZ-ja e Republikës së Re, duket sikur anëtarët e rinj, kanë marrë ca kohë pushim.

Në faqen e KQZ-së nuk ka më akte të reja nga lista prej të paktën 35 rregulloreve dhe udhëzimeve që duhet të jenë efektive javë ose muaj përpara datës 25 Prill.

Nga aktet e miratuara deri tani dhe që besojmë se janë vlerësuar si prioritare nga lista e gjatë prej 35 të tillash, nuk mund të mungonte tenderi i famshëm i opozitës i cili çmimin fillestar e kish 15 milionë euro, por që duket se do tejkalojë shifrën 18.

Si thoshte Tan Lamja i famshëm, “mos u zini se ka për të tërë”!?

Dy aktet e tjera janë rregullorja e funksionimit të Komisionit Regullator dhe e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Kodi Zgjedhor autorizon hartimin e rregullave proceduriale për mbledhjet e Komisionit Rregullator nga njëra anë dhe seancave të Komisionit të Ankimineve dhe Ankesave nga ana tjetër.

Ajo që na ra në sy nga leximi i parë i atyre rregulloreve ishte referimi i bërë tek Kodi i Procedurave Civile.

Sipas rregulloreve të miratuara nga KQZ-ja e Republikës së Re, kjo e fundit ka vendosur që mosmarrveshjet e palëve për çështje të lidhura me zgjedhjet ti trajtojë sipas Kodit të Provedurave Civile!!!

Dmth KQZ si organ administrativ, për shqyrtimin e çështjeve të lidhura me votën e shqiptarëve do i referohet Kodit të Pr.Civile!

Pra për KQZ-në e Republikës së Re kur PD, PS, LSI dhe/ose parti të tjera të ankohen në KQZ, kjo e fundit do hapë Kodin e Procedurave Civile dhe do i trajtoje partitë si palë në një konflikt civil ku ato ngrenë pretendime për plaçkat e shtëpisë.

KQZ që duhet të ruajë votën e shqiptarëve, është organ administrativ. Si i tillë, “vota” nuk është plaçka që duhet të ndahet, por themeli i demokracisë që duhet të mbrohet.

Me kodin e Procedurave Civile, partitë politike mundet që ta ndajnë edhe me marrveshje mes tyre plaçkën.

LEXO EDHE:  Hetimi pasuror ndaj gjyqtarit Aliaj/ Tahiri grusht shteti

LEXO EDHE:  Hetimi pasuror ndaj gjyqtarit Aliaj/ Tahiri grusht shteti

Por jo votën!

Ajo mbrohet dhe KQZ duhet rë jetë aty që ta mbrojë si dhe të sigurohet që numërohet ashtu si duhet.

Më tej pasi i hedh një lexim të shpejtë akteve të miratuara në KQZ, kupton që gjysma e atyre që shiten si dispozita akti nënligjor, në fakt janë kopjim i dispozitave të Kodit Zgjedhor që është miratuar në Kuvend.

Si të tilla, sa herë që dikujt do i duhet të referoje tek rregulli, nuk do ketë logjikë të zgjedhë për referim një paragraf akti nënligjor, kur i njëjti paragraf, është pjesë e korpusit të dispozitave të Kodit Zgjedhor. Si i tillë ai tekst ka fuqinë e aktit ku është parashikuar dhe rregulluar për herë të parë.

Sporti i kopjimit të dispozitave të një ligji për tu shitur si dispozita akti nënligjor, është rasti kur përsëritja nuk mund të trajtohet si nënë e dijes. Për fat të keq kjo mund të dëshmojë padijen për koncepte bazike në hartimin e aktit nënligjor.

Kopjimi i dispozitave nga një akt me fuqi juridike më të lartë, për tu përfshirë ne një akt me fuqi juridike më të ulët, nuk mund të trajtohet si punë, sa kohë nuk shton asgje dhe nuk sjell asgjë të re në kuadrin ligjor përkatës.

Mund te jetë bërë për të shtuar nenet e Rregulloreve që të duket sikur ato janë shumë, por edhe kjo duket shumë fëminore për standartin e pretenduar nga Kodi Zgjedhor për anëtarët e KQZ-së së Re!

Ajo që habit është se tek lista e gjatë e neneve që KQZ-e Republikës së Re ka zgjedhur të kopjojë nga Kodi Zgjedhor, ka gjykuar që të bëjë edhe shtesën e çuditshme të referencës ne Kodin e Procedurave Civile.

Të vetmen shtesë që flet më shumë se gjithë pjesa tjëtër e dispozitave të rregulloreve, që besojmë se nuk ja vlen më të analizohen./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Themelet e së drejtës janë dobësuar qëllimisht”/ Meta: Synimi i mazhorancës është…

Publikuar

-

Nga

Thaçi në paraburgimin e Hagës/ Meta zbulon bisedën me të: Ja çfarë më tha

Presidenti Ilir Meta ka hedhur të tjera akuza ndaj qeverisë dhe Parlamentit për situatën politike në vend.

Meta tha në forumin “Biseda për tranzicionin” se aktualisht shqipëria ka një Parlament njëpartiak, një qeveri që kontrollon parlamentin dhe një parlament që miraton ligje preferenciale, jashtë çdo standardi kushtetues.

Kreu i Shtetit pretendon se që nga viti 2008 kur u bënë ndryshimet kushtetuese, janë dobësuar qëllimisht themelet e shtetit të së drejtës.

Sipas tij, qëllimi i vetëm i kësaj është kapja e Gjykatës Kushtetuese.

Unë jam presidenti në situatën më të vështirë që ka pasur Shqipëria. Që nga viti 2008, kur u bënë ndryshimet skandaloze në Kushtetutë e në vazhdimësi, qëllimisht janë dobësuar themelet e shtetit të së drejtës. Unë kam bërë gjithmonë çdo gjë për të shmangur konflikte, jo për t’i bërë ato. Marrim rastin e Reformës në Drejtësi, e cila u bë vetëm me insistimin tim të jashtëzakonshëm. Shumë aktorë të tjerë politikë bënin lojëra për ta bllokuar.

Po ashtu, Gjykata Kushtetuese, kam kërkuar prej kohësh që të mos arrihet këtu. U bënë katër vite pa Gjykatë Kushtetuese dhe kjo i intereson vetëm sjelljes arbitrare të qeverisë për të qenë e pakontrolluar. Qëllimi ka qenë dhe mbetet një, kapja e Gjykatës Kushtetuese. Ka një përpjekje të qeverisë për të kapur Gjykatën e Lartë, dhe përmes saj edhe 1/3 e Gjykatës Kushtetuese, me vendimin për të hequr betimin e gjyqtarëve te Presidenti”, deklaroi Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE